Paulin Selimi është një ndër shkrimtarët më të mirë të humorit, jo vetëm shkodran, por edhe atij shqiptar. Ka lindur në qytetin e Shkodrës, në vitin 1947. Studimet e larta i mbaroi në 1969, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua në degën Gjuhë–Letërsi. Ka punuar për vite me radhë si mësues i letërsisë, për t’u emëruar më pas në vitin 2002, drejtor i shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër. Në periudhën 1991 - 2001 ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shkodrës dhe për vite të tëra ka punuar si bashkëpunëtor i radios, televizionit, shtypit si dhe i skenave të estradave. Shpërblim i punës së tij krijuese ishte dhe dekorimi i bërë nga Presidenti i Republikës në vitin 2002, me urdhrin “Naim Frashëri i Artë”. Krijimtaria e tij në zhanrin e humorit filloi të marrë vrull që pas viteve ‘70, ku firma e tij u shfaq pothuajse në të gjitha gazetat dhe revistat e asaj kohe, jo vetëm për vlerat e padiskutueshme të shkrimeve të tij, por edhe sepse humori ishte dificitar. Materialet e shkruara nga Pualin Selimi përfshijnë një gamë të gjerë, ku numërohen me qindra pjesë të vëna në skenë, duke filluar nga grimca, dialogu, monologu, eseja, pantonima, skeçi, komedia me një akt, Vadevil (skeç muzikor) e deri te skenari i filmit artistik, vepra këto të vëna në skenë jo vetëm në Shkodër, por edhe në rrethe të tjera të vendit si në Tiranë, Durrës, Korçë, Fier, Elbasan etj. Në shtypin e kohës, si dhe në libra numërohen të botuara rreth 300 tregime humoristike, ku një pjesë janë përkthyer edhe në gjuhë të huaj e veçanërisht në bullgarisht. Paulini ka marrë edhe shumë çmime të ndryshme kombëtare për vëllimet me tregime, skeçe etj. Selimi është autor i disa librave me tregime humoristike, si “Gati orkestra”, botuar në 1972, “Një skeç për veten”, botuar në 1977, “Banor i shkallës së lartë” i botuar në 1981, “Nuk shihet fytyra vetëm te pasqyra” e nxjerrë në qarkullim në 1985, “E drejta e natës së parë” (dy botime) 1994, “Duel gjelash” 1997 etj.
Tre vjet më parë, Paulin Selimi nderohet me medaljen e artë “Naim Frashëri”. “Më mirë vonë se kurrë. Thinjat e bardha shkojnë më shumë me arin e dekoratës”, tha Selimi me 30 vite karrierë mbi supe. Medalja i është dorëzuar shkrimtarit të njohur, në kohën kur Rexhep Meidani ishte Presidentit i Republikës, me motivacionin: “Për kontribut të shquar 30-vjeçar, si shkrimtar i humorit, duke ndikuar direkt në rritjen dhe zhvillimin e estradave profesioniste dhe amatore”. Medalja e artë nuk është e vetmja e marrë gjatë karrierës së gjatë të Selimit. Kështu, në vitet ‘81, ‘84, ‘87 dhe ‘89 merr çmime kombëtare për librat e tij apo dhe dekorime.
Humori shkodran dhe jo vetëm ai i 10-vjeçarit të fundit, lidhet direkt me emrin e shkrimtarit Paulin Selimi, i cili ka firmosur pjesë të tilla si “Kunati i shokut Xhemal”, “Kola i dritave”, “Pas mullarit”, “Kushëriri nga Amerika” etj., duke bërë që këto të ngelin si perla në fondin e humorit shqiptar.
(read less)Paulin Selimi është një ndër shkrimtarët më të mirë të humorit, jo vetëm shkodran, por edhe atij shqiptar. Ka lindur në qytetin e Shkodrës, në vitin 1947. Studimet e larta i mbaroi në 1969, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua në degën Gjuhë–Letërsi. Ka punuar për vite me radhë si mësues i letërsisë, për t’u emëruar më pas në vitin 2002, drejtor i shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër. Në periudhën 1991 - 2001 ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shkodrës dhe për...
(read more)