Fitim Kryeziu
Club:2,312 people like this.
    www.theranda.com
    Sipas kalendarit të MASHT-it për vitin shkollor 2009/2010 me datën 13.05.2010 përfundoi mësimi për nxënësit maturant të klasave XII-XIII të shkollave të mesme të larta.- Riprovimet për nxënësit që nuk kanë treguar sukses pozitiv në ndonjë lëndë mësimore organizohen prej 19-20 maj.- Paraqitja e provi...
      Safet Krasniqi

      Safet Krasniqi Rruga që do ta ndalë migrimin!

      Dardhishtë, Therandë, 12 Prill - Qytetarët e Dardhishtës kanë tubuar rreth 70 mijë euro dhe me 250 mijë euro të Komunës kanë ndërtuar rrugën e re Muhlan-Dardhishtë e Epërme.

      Fshati Dardhishtë është i ndarë në lagje, rreth pesë kilometra larg njëra-tjetrës. Dardhishta e Ulët është vendbanim ...i lashtë, i banuar me popullatë autoktone ilire-dardane, kurse Dardhishta e Epërme njihet prej mesjetës e gjatë sundimit otoman. Dardhishta e Epërme është fshat malor. Shtrihet në lindje të Therandës, rreth 15 kilometra larg qendrës komunale. Sipas të dhënave statistikore të vitit 1961, ky vendbanim kishte 19 shtëpi me 158 banorë, kurse në regjistrimin e fundit zyrtar të vitit 1981, ka pasur 20 shtëpi me 231 banorë. Para luftës, fshati kishte 34 shtëpi me 350 banorë.

      Nga feniksi, ringjallje!
      Forcat serbe më 1999 e kanë djegur e shkatërruar fshatin në tërësi. Pas luftës, popullata është kthyer në fshat dhe me ndihma të shoqatave ndërkombëtare dhe me pak kapital të vetin, kanë ndërtuar shtëpi të reja. Për t'ua lehtësuar kushtet jetësore banorëve të zonave rurale, Komuna nga buxheti dhe donatorët e ndryshëm, ka bërë investime të mëdha në ndërtimin e rrugëve të reja në drejtim të fshatrave të zonave të thella rurale. Është ndërtuar rruga Therandë-Reçan. Me qëllim të parandalimit të migrimit të popullatës dhe zhvillimin e zonave rurale, Agjencia Austriake për Zhvillim - ADA, ka investuar në ndërtimin e rrugës prej Reçanit deri në fshatin Muhlan që në masë të madhe ky aks rrugor iu është afruar fshatrave malore. Banorët e fshatit Budakovë me ndihmën e komunës kanë vazhduar me ndërtimin e rrugës Muhlan-Budakovë. Vitin e kaluar edhe qytetarët e Dardhishtës së Epërme, ata të fshatit Papaz dhe dy lagjet - Buçaj e Bajraktari, kanë tubuar rreth 70 mijë euro dhe me 250 mijë euro të Komunës kanë ndërtuar rrugën e re Muhlan-Dardhishtë e Epërme. Aktivisti i fshatit, Ilaz Kadriaj, thotë se Dardhishta dhe mbarë zona e Anamalit të Therandës është trevë e pasur dhe me bukuri të rralla natyrore.

      Kadriaj: Nuk do të ketë më shpërngulje
      Edhe pse disa familje e kanë lëshuar fshatin, unë nuk do të largohem kurrë nga vendlindja e stërgjyshërve të mi, shprehet Kadriaj. Ky rajon malor ofron kushte ideale për zhvillimin e blegtorisë, pemëtarisë, bletarisë dhe turizmit familjar. Ka kullota e livadhe të bollshme, këtu rriten e kultivohen të gjitha llojet e pemëve, duke filluar prej qershive, si pema më hershme, mollëve e dardhave verore e atyre vjeshtore, kumbulla, arra etj.
      Me ndërtimin e rrugës, janë hapur perspektiva zhvillimore dhe më asnjë familje nuk pretendon të shpërngulet nga fshati. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Bedri Berisha, tha se në bashkëpunim me ADA-në e Austrisë, së shpejti fillon punën Qendra Komunale për Zhvillim dhe përmes fondit për iniciativa lokale do të ndihmohen bizneset e vogla dhe të mesme në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
      ''Fermerët synojnë të zgjerojnë bizneset me sektorët e agrobiznesit duke konkurruar me projekte konkrete zhvillimore dhe në bazë të iniciativave, ideve zhvillimore, të thithin investimet që u ofrohen'', tha Bedri Berisha.

      "E ku ka dardha më të mira se në Dardhishtë?!"

      See More
      April 15 at 11:28pm · Flag
      www.theranda.com
      Për t’i përkujtuar dëshmorët e lirisë, Zaim Muçaj, Reshat Muçaj, Hafir Elshani, Milaim Bugari, Besnik Muçaj, Emrush Buzhala dhe 32 martirët e lirisë, në fshatin Vraniq u mbajt një tubim përkujtimor. Pos ...
      April 12 at 12:33pm · Comment ·
      Safet Krasniqi

      Safet Krasniqi Theranda, “parajsë” e Bletarisë!
      Therande, 5 Prill - Në katër-pesë vitet e fundit në komunën e Therandës janë vënë bazat për zhvillimin e Bletarisë, degë me leverdi e ekonomive familjare. Pas rimëkëmbjes nga pasojat e luftës, bletarët e kësaj ane gradualisht kanë filluar ripërtëritjen dhe mbarështimin e shoqërive të b...letëve.
      Në zonat rurale ka sipërfaqe të gjëra të kullotave, bimë barishtore dhe drunore të pasura me lule si, akacia, gështenja e egër dhe e butë, bagremi, lajthia, qershia dhe pemë të tjera, si dhe terreni me uje të bollshëm që bletëve u mundëson kullota prej pranverës së hershme, deri në vjeshtën e vonë, që do te thote se ne territorin e komunës sonë dominojnë kushte të volitshme klimatike, me një florë dhe faunë të pasur.
      Aktualisht, në komunën e Therandës janë mbi 80 bletarë, me gjithsej 3000 shoqëri të bletëve. Ata kanë nga 10-90 koshere me bletë. Mesatarja e rendimentit të mjaltit është 30-40 kilogramë mjaltë për një koshere, shoqëri bletësh. Prej një koshere fitimi është 200-250 euro, me çmim mesatar 7-8 euro për një kilogram mjaltë. Ndërkaq, shpenzimit për mbajtjen e një koshere të bletës sillen rreth 30-35 euro në vit.
      Një bletar, i cili ka 30 koshere, mund të sigurojë ekzistencën e një familje me 8-10 anëtarë.
      Zhvillimi mirefilltë i kësaj dege të bujqësisë do të zbusë papunësinë dhe përmirësoje gjendjen materiale të ekonomive familjare. Ne frymë të kësaj, bazuar dhe në kërkesat e mëdha prej fermerëve për t’u marrë me zhvillimin e Bletarisë, stafi profesional i drejtorisë komunale në Therandë ka hartuar projektin për zhvillimin e Bletarisë, me të cilin parashihet që 100 fermerëve t’u jepen nga 20 koshere bletë.

      "Hani Mjaltë për shnet"

      See More
      April 6 at 1:33am · Flag
      Safet Krasniqi

      Safet Krasniqi Therandë - u themelua Teatri i qytetit!
      Therandë, 23 Mars - Teatri i qytetit në Therandë është themeluar të martën në mbrëmje pas një shfaqje që para publikut therandas e dha trupa e këtushme e Teatrit amator. Vendimin për këtë e bëri publik, Jusuf Lumi, këshilltar i kryetarit të komunës për lëmin e Kulturës dhe Sportit..., i cili ka thënë se drejtor i këtij teatri do të jetë Hamdi Bytyçi,ndërsa drejtor artistik Sherif Gashi. Themelimin e këtij Teatri e ka përshëndetur edhe Vitor Markaj, drejtor komunal për Kulturë, Rini dhe Sport, i cili ka premtuar mbështetje institucionale për këtë teatër.
      Amatorë dhe veprimtarë te artit skenik shpresojne se me themelimin e këtij Teatri, kushtet e tyre të punës do të përmirësohen, ndërsa regjisorja therandase Saranda Elshani, ka kërkuar që në veprimtarinë e këtij teatri të angazhohen edhe profesionistët, sidomos kuadrot që janë nga kjo komunë dhe të cilët kanë diplomuar në Akademitë e Arteve. “Për fat të mirë tash kemi kuadro të këtij profili, si aktorë, dramaturgë, regjisorë dhe besoj se mund të llogaritni në ndihmën dhe kontributin e tyre”, ka thënë regjisorja Elshani, duke e premtuar edhe ndihmën e saj, siç tha ajo, sa herë që të jetë nevoja.

      See More
      March 29 at 9:41pm · Flag
      Safet Krasniqi

      Safet Krasniqi “Masakra e Suharekës”- botohet libri, një dëshmi e sakrificës për liri!
      Prishtinë, 25 mars – “Masakra e Suharekës”, është titulli i përmbledhjes me fakte, të dhëna, dëshmi të familjarëve të viktimave dhe të dëshmitarëve tjerë, si dhe dokumente, fotografi e shkrime nga mediat serbe e botërore, të cilat gazetari Fahri Mus...liu i ka përthekuar në 966 faqe.
      Përurimi i këtij libri u bë të enjten në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës, një ditë para përvjetorit të masakrimit të 50 qytetarëve të Suharekës. 49 prej tyre ishin pjesëtar të familjes Berisha.
      Prorektori për mësim në Universitetin e Prishtinës, Bajram Berisha, pjesëtar i kësaj familjeje, ka thënë se është obligim kombëtar të shfrytëzohen të gjitha fuqitë për të bërë të mundur pasqyrimin e kësaj tragjedie familjare.
      Ndërkaq profesor Ismet Salihu, ka thënë se këtë libër autori e ka përgatitur i frymëzuar nga ndjenja e thellë humaniste dhe në shenjë të pietetit të madh ndaj këtyre viktimave të pafajshme.
      “Nga ky libër do të mësojnë gjeneratat e ardhshme se me çfarë sakrifica është fituar liria e Kosovës”, ka thënë Salihu.
      Vet autori i ”Masakra e Suharekës”, Fahri Musliu ka thënë se ka shkruar këtë libër, i shtyrë nga obligimi i tij profesional, njerëzor, moral dhe human.
      “9 mijë e 500 faqe material, i kam reduktuar në 1000 faqe duke nxjerr esencën e asaj që do të dëshmoj për masakrën. Besoj se libri do të mbetët një dokumentar për historianët, publicistët dhe të tjerë”, ka thënë Musliu.
      Agim Zogaj, ka thënë se në këtë libër, historia e masakres serbe mbi familjen Berisha na del si dëshmi, dhembje dhe pikëllim.
      I pranishëm në këtë përurim ishte edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe teknologjisë Enver Hoxhaj. Ndërkaq të pranishmit dhe autorin e këtij libri i ka përshëndetur edhe Gramos Berisha, njëri nga dy të mbijetuarit e kësaj masakre.

      See More
      March 25 at 8:42pm · Flag
      www.theranda.com
      Institutit Arkeologjik i Gjermanisë, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës, të premten kanë bërë matjet gjeofizike në lokalitetin arkeologjik iliro-dardan në Reshtan të Suharekës, ndërsa ...
        Safet Krasniqi

        Safet Krasniqi Hulumtohen gjurmët e periudhës iliro-romake në Suharekë

        Savrovë, 20 mars – Institutit Arkeologjik i Gjermanisë, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës, të premten kanë bërë matjet gjeofizike në lokalitetin arkeologjik iliro-dardan në Reshtan të Suharekës, ndërsa të dielën do të bëjnë incizimin e njëjtë ne ...Savrove (mes Mushtishtit dhe Sopisë), ku supozohet se ka ekzistuar një lokalitet i periudhës romake.

        Milot Berisha, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Kosovës, ka pohuar se në bazë të një memorandumi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Instituti Arkeologjik i Gjermanisë, është duke bërë incizimet gjeofizike me teknologjinë e fundit të këtij lloji në 25 lokalitet në mbarë Kosovën, në mesin e tyre edhe këto dy lokalitete në Komunën e Suharekës.

        Arkeologu Berisha, ka bërë të ditur se në Reshtan, është një lokalitet arkeologjik shumë shtresor, që pas analizimit të këtyre të dhënave nga incizimet, do të bëhet e ditur më saktësisht se çfarë përmban.

        Ndërsa, i ka bërë të ditur se të dielën do të bëhen incizime të njëjta edhe afër Mushtishtit, ku në bazë të dhënave që kanë, mes Populani, Mushtisht dhe Sopisë, mendohet se ka ekzistuar një lokalitet i madh në periudhën romake.

        Demir Zekolli, menaxher i Trashëgimisë Kulturore në Suharekë ka bërë të ditur se para 20 vitesh në këtë zonë në vendin e quajtur Plavanica ne Savrove është gjetur një Pitos, apo qyp, që mendohet se i përket asaj periudhe.

        Ndërkaq, Zekolli ka bërë me dije se në Reshtan, gjatë viteve të 60-ta janë bërë hulumtime, por rezultat e hulumtimet dhe të gjitha dokumentacionet e shënimet që janë bërë në këtë lokalitet, ai ka thënë se sistemi i kaluar i ka marre me vete në Beograd dhe nuk gjenden në dorë të autoriteteve vendore.

        Ndërsa, në këtë aksion, arkeologët nuk kanë mundur të bëjnë incizimet në Shiroke të Suharekës, në vendin ku Komuna e Suharekës ka vendosur të bëhet Zona Industriale, shkaku i mbetjeve të mëdha inerte që ende nuk i ka larguar pushteti lokal.

        Berisha ka thënë se me instrumentin që janë duke bërë incizime nuk mund të punohet aty ku ka mbetje inerte me përmbajtje metalike ngase nuk mund të korret rezultat.

        Pas vendimit të KK-së së Suharekës për vendosjen e Zonës Industriale në vendin ku supozohet se ka vlera arkeologjike, arkeologët kishin reaguar duke ngritur shqetësime se mund të shkatërrohen këto vlera nëse vendoset të punohet mbi atë lokalitet.

        Ndërsa arkeologu Berisha ka thënë se në muajin korrik dhe në vjeshtë, prapë do tu vijnë në ndihmë Institutit Arkeologjik i Gjermanisë, përmes këtyre incizimeve, dhe se deri në atë kohë duhet që Komuna e Suharekës të largon mbeturinat inerte që paraqesin pengës për këto incizime.

        Komuna e Suharekës ka shumë lokalitete arkeologjike të regjistruara, të dëshmuara apo supozuara. Kultura materiale arkeologjike e Hisarit, Reshtanit, Savroves, Studençanit, Kastërci, Peçanit, Bllacës, Dubiçakut, Shirokës etj. tregon vazhdimësinë e jetës prej Paleolitit deri në ditët e sotme.

        Në fshatin Shirokë, në jug të Suharekës, sipas ekspertëve gjendët Nekropoli Tumular dhe në të djathtë të rrugës Therandë-Prizren gjendeshin dy tuma, ndërsa në anën e majtë të rrugës dy grupe prej tri tumash.

        Në afërsi të nekropolit të Shirokës gjendet vendbanimi ilir i quajtur Hisari i Therandës dhe tumat e Dubiçakut. Mësohet se Nekropoli i Shirokës daton në shek. VIII-VII para Krishtit. Në këtë vendbanim ilir mendohet se janë zhdukur afro 22 tuma ilire gjatë hapjes së djerrinave për zhvillimin e vreshtarisë nga sistemi i kaluar.

        See More
          www.theranda.com
          Qeveria e Austrisë, përmes Organizatës Qeveritare “ADA,” do ta ndihmojë Komunën e Therandës me 2.5 milionë euro.
            www.theranda.com
            Rruga Therandë – Studençan që kalon përmes fshatit Reshtan dhe që e lidh Therandën me dy komunat fqinje, Mamushën dhe Rahovecin që njëmbëdhjetë vjet pas luftës ka mbetur aksi më i shkatërruar rrugor, mbase në tërë Kosovën. ...
              www.theranda.com
              Numri i të papunëve në komunën e Therandës është shumë i madh. Të dhënat flasin për mbi 87.000 banorë, prej të cilëve janë marrëdhënie pune në të dy sektorët vetëm 4213 persona. Shprehur në përqindje, vetëm rreth 5 për qind e popullatës së kësaj komune është e punësuar. ...
              March 1 at 3:06am · Comment ·
              www.theranda.com
              Gjykata komunale në Therandë, për t’i përmirësuar kushtet e punës, kohë më parë, ka investuar rreth 230 mijë euro për ndërtimin edhe të një kati të objektit ekzistues. Me zgjerimin e hapësirave të punës, ...
              February 27 at 11:49am · Comment ·
              Arber Krasniqi

              Arber Krasniqi Gazmend ti je Profi!!! :-)

              February 25 at 11:47am · Comment · · Flag
                • www.theranda.com Pershendetje Arber,

                  Flm per komplimente, dile naj dite rrijmë ka Stuttgarti o Mashkull.
                  March 1 at 7:24am · Report