Buka e Përditshme - Janar 14
Topic: Buka e Përditshme - Janar 14
Displaying all 4 posts.

Post #1
Mirgen wroteon January 13, 2009 at 11:08pm
PAQE ME PERËNDINË
Lluka 2:14, "Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron miredashja e tij!”
LUKE 2:8-20
Në një tjetër rast, Jezusi tha që Ai nuk erdhi të sjellë paqen mbi toke, por një shpatë. Pastaj Ai profetizoi që ata që do ta pranonin do të përndiqeshin, madje edhe nga familja e tyre (Mat. 10:34-36). Si mund të jenë këto vargje në harmoni me njëri-tjetrin?
Paqja për të cilën po këndonin ëngjëjt nuk ishte paqja mes njerëzve, ata po gëzonin se do të kishte paqe mes Perëndisë dhe njerëzve. Kur Jezusi profetizoi ndasi dhe luftë tek Mateu 10, ai po fliste për marrëdhëniet mes njerëzve.
Përmes ligjit Dhiatës së Vjetër Perëndia filloi ta çlironte zemërimin e Tij mbi mëkatin e njeriut (Rom. 4:15). Nuk ishte zemërimi i Satanit ai që Jezusi vuajti në kryq.
Ai vuajti zemërimin e Atit të Tij (Isa. 53:10-12; 2 Kor. 5:21). Ati vendosi ndëshkimin e Tij për mëkatet tona mbi Jezusin. Kjo i dha fund luftës mes Perëndisë dhe njerëzve. Kjo është paqja që po shpallnin ëngjëjt.
Si pasojë e asaj që njerëzit kanë marrë paqe nga Perëndia, ka patur edhe raste kur njerezit mes tyre janë pajtuar, por kjo është një pasojë; jo paqja aktuale për të cilën flitet. Këto pasoja janë dytësore.
Sot me anë të Jezusit ne kemi paqe me Perëndinë (Rom. 5:1). Zoti nuk është i zemëruar me ne. As i mërzitur. Ne jemi pranuar me anë të Jezusit (Efes. 1:6).
Beso lajmin e mirë që nëpërmjet Jezusit, lufta mes nesh dhe Perëndisë ka marrë fund.
- - -
Nga Andrew Wommack

Post #2
Doviana wroteon January 14, 2009 at 12:48am
THNX per kete buken e perditshme..

Post #3
Mirgen wroteon January 14, 2009 at 1:49am
Ju befte mire!

Post #4
Arbana wroteon January 14, 2009 at 9:46am
Faleminderit Mirgen. Paqja me perendine eshte nje mesazh shume i rendesishme se ka shume njerez (bile dhe kristiane) ne ditet e sotme qe akoma e shikojne perendine si gjyqtar me shume se nje Ate qiellor qe jep dashuri pa kushte. Ne njerezit, jemi qe veprojme shume shpejte ne gjykim e shume ngadale ne falje.
Bekime
Bekime