See more of "Bashkia Lushnje" on Facebook

Recent Post by Page
U inagurua sot Qendra Multifunksionale pranë Xhamisë Lushnje, financ...uar nga Komuniteti Musliman Shqiptar dhe donatorët. Kjo Qendër do të ofrojë pa pagesë, kurse trajnimi për edukimin e fëmijëve, të rinjve dhe grave të Bashkisë Lushnje. Qendra do të shërbejë për formim profesional me qëllim integrimin në tregun e punës. Në këtë eveniment ishin të pranishëm: Kryetari i Bashkisë z.Fatos Tushe, Myftiu i Lushnjes Gramoz Blliku, përfaqësues të komunitetit mysliman, etj. Kryetari i Bashkisë z.Fatos Tushe, në fjalën tij përshëndetëse shprehu besimin se Myftinia e Lushnjes do të krijojë mundësi për shërbime të tjera falas për qytetarët Lushnjar, si dhe i dorëzoi Certifikatë Mirënjohje z.Bujar Spahiu me motivacionin: Për kontributin e madh që ka dhënë duke iniciuar dhe mbështetur investime të shumta në interes të komunitetit lushnjar. Vepra e tij humanitare, sidomos me çeljen e Qendrës Multifunksionale të aftësimit profesional, tregon dashurinë e veçantë të zotit Bujar për brezin e ri, i cili do t'i jetë mirënjohës për tërë jetën. See More


