Photos
Videos
Live në mbylljen e fushatës së Nisma për Kosoven në Drenas
403
53
Falënderoj të gjithë miqtë e dashamirët, që sot morën pjesë në promovimin e librit tim, "Zhurmuesit e demokracisë". Sinqerisht, Jakup Krasniqi
237
3
Posts

DUHET NJË PSIKOLOG E NJË PSIKIATËR PËR VUCIQ-IN

Kur krimineli bëhet President, siç është rasti me Viçiqin i cili kur ishte lufta në Bosnje e Hercegovinë dëgjohet duke thënë: “Për një serb të vrarë, 100 boshnjak duhet vrarë”. Në atë kohë ai ishte Ministër i Millosheviqit dhe tani mban postin e Presidentit të Serbisë, por ky nuk është i vetmi që ka biografi krimineli në institucionet e shtetit të Serbisë. Me të cilët zyrtarë, Millosheviqi ka ushtruar gjenocid në Kroaci, Bosnje ...

Continue Reading
Image may contain: 1 person, sitting and suit
Vite më parë shkrova një poezi të padëshiruar, një poezi që do të doja të mos ishte shkruar kurrë. Një poezi për metaforën e lirisë sonë dhe metamorfozën e saj…Thjeshtë, e kisha të vështirë të pajtohesha me motivin dhe tonet e zymtisë, dëshpërimit e zhgënjimit që rridhnin...
indeksonline.net
Posts
It looks like you may be having problems playing this video. If so, please try restarting your browser.
Close
7,184 Views
7,184 Views
Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Momenti Historik i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës!
17 Shkurt 2008

Jakup Krasniqi updated their cover photo.
No automatic alt text available.

ARSYET PËRSE E REFUZOJ DEKORIMIN E THAÇIT

1. Veprimtarinë time politike nuk e kam nisur as për pozita, as për pasuri dhe as për dekorime. Kam filluar të merrem me politikë para 45 viteve, thjesht pse e kam dashur lirinë e kombit tim dhe pse Atdheut tim ia kam pasur borxh që t’ia bëj shërbimin pa hile. Kudo ku e kam përfaqësuar vendin dhe kombin tim e kam përfaqësuar pa hile dhe meritueshëm, andaj refuzoj te dekorohem nga Hashimi
2. Hashimi nuk e ka asnjë kriter të vetëm në dh...ënien e Mirënjohjeve dhe të Dekoratave. Thjesht, ai po bënë pazare politike me mirënjohje e dekorata.
3. Të gjitha vendimet dhe veprimet e politike të Thaçi, që nga viti 2010 e këndej, kanë qenë rrënuese për shtetin e kombin. Marrëveshjet e tij me Serbinë nga ajo e 13 prillit 2013 e këndej kanë qenë e janë antishtetërore dhe antikushtetuese. Ai këtë politikë e vazhdon edhe sot. Prandaj e refuzoj dekoratën e tij. dhe
4. Refuzoj te dekorohem nga Hashimi, i cili personalisht me ka fyer, dhe jo vetëm në aferën “Pronto”. Fyerjet dhe shpifjet i ka filluar qe nga Konferenca e Rambujesë duke ju thënë anëtarëve tjerë të SHP të UCK-së se gjoja unë e ndonjë tjetër në atë Konferencë jemi bërë me “armiqtë e tij politikë”- LDK-në. Natyrisht, unë asnjëherë të vetme, kur ka qenë puna mes interesit partiak e atij kombëtar, kurrë nuk kam hezituar ta zgjedh ketë te dytin. Ky ishte edukimi im, familjar e kombëtar, andaj Refuzoj te dekorohem nga ky njeri dhe ndihem i fyer te dekorohem nga Hashimi!
Me vije keq që ketë duhet ta bej në Ditën e Pavarësie dhe nga institucioni përfaqësues i shtetit - Presidenti!

Prishtinë, Jakup Krasniqi
më 17 shkurt 2018

See More

Me rastin e 10 vjetorit te Pavaresise:

Shqiptareve kudo jane:

Me mendje e zemër Ju Uroj Jubileun e Parë të Pavarësisë! Dhjetëvjetorin e Pavarësisë! Pa marrë parasysh, se si ishte e është qeverisja e vendit, qytetarët duhet t’i gëzohen e festojnë në ketë vit Jubilar, se Pavarësia çdo kombi i vije vetëm njëherë. Gjithashtu, qytetarëve të Kosovës, ju uroj dashuri më të madhe për shtetin, dashuri për njëri – tjetrin, dashuri të madhe për fëmijët e tyre, të ardhmen e Kosovës, ju...

Continue Reading

NGA FJALIMI I FUNDIT I GJERGJ KASTRIOTIT - SKENDERBEUT
(Interpretim i disa thënieve të Skënderbeut)

Skënderbeu para se të vesta, i kishte ftuar fisnikët shqiptar dhe djalin e tij dhjetëvjeçar për t’ua dhënë porosinë e fundi, sesi duhej të mbrohej Shqipëria nga pushtuesit grabitqar. Qofshin ata nga Lindja apo Perëndimi. Kastrioti ju tha: “Jam në prag të varrit. Po ju lë një mbretëri me forca të afta për ta mbrojtur, por me një pasardhës të paaftë nga mosha për ta drejtuar. Meg...

Continue Reading
Image may contain: one or more people, beard and text

JU LUTEM PER PAK DEMOKRACI!

Politika është shkencë, është interes, është përgjegjësi, në te ka edhe pa përgjegjësi, por ka edhe parime, ka edhe dinjitet e mbi të gjitha ajo duhet të ketë edhe integritet. Aty ku nuk i gjënë, parimet dinjitetin, integritetin, me interesin nacional, gjënë krim e Korrupsion, gjënë pa dije, pa përgjegjësi, pa ligjësi edhe gjithçka tjetër vetëm jo politikë parimore e as interes nacional. Ndërsa, Demokracia është sistem shoqëror që deri tek ne vjen... nga dekadat e fundit të shekullit XVIII. Demokracia është sistem i vlerave, i procedurave, i ligjeve e mbi të gjitha është sundim i shumicës, është sundim i vlerave dhe i vullnetit të shumicës. Nëse është ndryshe, pse të luftohet e të sakrifikohet për “demokracinë”?

Kudo, ku nuk mbrohen këto vlera të krijuara njerëzore, që na vijnë nga demokracia antike, amerikane e franceze (sh. XVIII), këto parime që na vijnë nga humanizmi e renesanca (XV-XVI), nga mendjet më të ndritura njerëzore të shekujve, nuk janë as politikë, as humanizëm e as demokraci. Imponimet nuk janë, politikë demokratike, veçse despotike.

Problemet politike, interesat politike të një vendi, të një kombi, të mëdhenj apo të vegjël qofshin, duhet të trajtohen me durim dhe drejtësi. Çdo tentim, për ta trajtuar drejtësinë me fuqi, me pa durueshmëri apo imponim, nuk janë as politikë e drejtë e as veprime a kërkesa demokratike.

Të gjithë duhet që ta dimë: Vendimet për vendin, sidomos për ato që kanë të bëjnë me interesin nacional, duhet të merren vetëm mbi bazën e bindjeve e të interesave nacionale të atyre që kanë marrë përgjegjësinë nga qytetarët dhe i përfaqësojnë ata me përgjegjësi.

Të gjithë, vendor e ndërkombëtar duhet ta dimë, se në Bisedimet e Vjenës, të udhëhequra nga Presidenti Ahtisari dhe ekipi i tij, kemi bërë një kompromis të dhimbshëm e të madh dhe tani, përfaqësues të demokracive perëndimore, nuk po i mbrojnë as vlerat e tyre që i përvijuan me mjeshtri në Dokumentin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës. Përkundrazi, Kosovën e kanë izoluar në geto. Aty, në dokumentin e përmendur janë vendosur standarde më të larta, në të mirën e komuniteteve pakicë.

See More
Image may contain: 1 person, suit

Disa thënie të njerëzve të urtë!

Pjesë nga një punim më i gjatë.

VIRTYTI DUHET TË JETË THEMELI I FRONIT, THOSHTE SKËNDERBEU!
( Si e shoh ketë porosi që na vjen para 550 viteve)

...Continue Reading
No automatic alt text available.
No automatic alt text available.
Image may contain: food

KY PROBLEM, NUK ËSHTË E NUK DUHET TË JETË TOP FUDBOLLI!

Problemi edhe mund te shtrihet, por fajin e kanë të gjitha qeveritë e pas pavarësisë, te cilat paranë publike nuk e përdoren për forcimin e shtetit dhe forcimin e identitetit të shtetit. Dhe identiteti i këtij shteti, askund nuk është më i fortë, se aty ku është themeli i tij prej betonarmesë më speciale. Gjakut dhe flijimit më të madh Biblik, në shkallë botërore!

Kompleksi Memorial i Jasharëve të Prekazit, është identi...teti i Republikës së Kosovës.

Nëse ka diçka në Kosovë, që nuk duhej kursyer paraja, Ai është Kompleksi Memorial i Jasharëve Legjendar!

Sikur të kursehej paraja publike gjatë këtyre viteve, si në ketë rast?! Do të ishim më të lumturit e Botës!

https://gazetablic.com/gjendja-e-kompleksit-adem-jashari-k…/

See More
Zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Ramiz Shala, ka fajësuar Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale për gjendjen e keqe të kompleksit memorial “Adem Jashari” në këtë komunë, njofton Klan Kosova. “Gjendja nuk është e mirë fillimisht është dashur që kjo bujë mediale...
gazetablic.com

Udhëtimi ne një Avion i një delegacioni nga Kosova!

Pak ironi!

Para disa vitesh po udhëtonin se bashku një delegacion i përberë nga krerët e partive politike te Kosovës (drejtues të shtetit). Në bisedë e sipër, njëri nga politikanët bëri një pyetje: Çka bëhet po bëri vaki e me u rrëzua aeroplani?

...

Pat përgjigje prej më të ndryshmeve, por njëra ishte më interesante se gjithë të tjerat. Ai pyetjes ia dha ketë përgjigje:

“Nuk ndodh asgjë, veç shpëton Kosova!”

See More
Image may contain: 1 person, suit and eyeglasses

EDHE NJË HERË PËR GJYSHIN!

Kur e fillova veprimtarinë ilegale, nuk e di nga po gjyshi e kishte pas marrë vesh. Ndoshta i kishte treguar Nëna. Se Nënës nuk i fshehë gjë! Një ditë prej ditësh, Gjyshi im, ndjesë paste, me tha: “Nëse ke vendosur të hysh mes ujqve te uritur, o duhet të bëhesh ujk ose dhelpër dinake, për ndryshe ata te shqyejnë”.

Një tjetër mundësi e ke, me thoshte Gjyshi: “këmbet e lehta e faqja e bardhë”! Por, punët duhet me i menduar mirë e mire para se t’i fi...llosh! Këmbët e lehta nuk është mirë qe t'i përdoresh shpesh, me thoshte Gjyshi im i urtë!

Edhe tërhjeqja shpesh është faqja e bardhë! Por me kohë ama!

See More
Image may contain: 1 person, closeup
Jakup Krasniqi updated their cover photo.

DY JUBILET, 550 VJETORI I SKENDERBEUT DHE 20 VJETORI I ADEM JASHARIT, ISHIN DHE MBETEN NE SHERBIM TE SHQIPTARIZMES!

LAVDIA QOFTE E PERJETSHME!

Image may contain: 1 person

APEL TE GJITHË SOCIALDEMOKRATËVE TË LËVIZJES KOMBËTARE PËR ÇLIRIM

Zhvillimet politike të viteve të fundit në Kosovë e për Kosovën, janë treguesi e dëshmia më e mirë se Kosova dhe qytetarët e saj pa dallim kanë nevojë për një bashkim te të majtëve socialdemokrat, të cilët pa asnjë dyshim janë më meritoret për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu, nuk ka asnjë dyshim, se individë kryeneç e të pa asnjë parim socialdemokrat, të pa asnjë ideologji, veç “ideologjisë” grabitë...se, forcat patriotike të se majtës socialdemokrate, të dëshmuara para, gjatë e pas luftës çlirimtare, i kanë bërë pikë e pesë për interesa krejt meskine.

Këto forca progresive atdhetare, është koha e fundit që të bashkohen, për të sjellë një frymë të re në politikën tonë, për të cilën kanë nevojë edhe shteti edhe qytetarët. Nëse këto forca nuk e gjejnë mënyrën e bashkimit, shpejtë do ta gjejnë rrënimin dhe ndëshkimin nga qytetarët. Këto forca që tani për tani janë të shkapërderdhura në katër a më shumë parti politike të mëdha e të vogla, fat tjetër edhe nuk meritojnë.

Është më shumë sesa e kuptueshme, se këta që e kanë prodhuar ketë gjendje në Kosovë dhe në socialdemokracinë tonë, që i kanë stagnuar njohjet e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar, që kanë penguar liberalizimin e vizave, zhvillimin e vendit edhe përmes një procesi të kriminalizuar të privatizimit, që kanë degraduar arsimin e shëndetësinë, që kanë degraduar edhe ambientin jetësor, do të jenë edhe pengesë e bashkimit të forcave progresive e socialdemokrate.
Kosovës dhe qytetarëve të saj ju duhet një socialdemokraci e bashkuar!

Përndryshe të gjithë socialdemokratët do të mbesin paterica te grabitësve të se “djathtës”.

Përndryshe, janë momentet e fundit për bashkimin e luftëtarëve të drejtësisë sociale!

NISMA Socialdemokrate është derë e hapur për gjithë ata qe synojnë drejtësinë sociale!

See More
Image may contain: 1 person, standing and text