PhotosSee All
DW (Shqip)'s photo.
DW (Shqip)'s photo.
DW (Shqip)'s photo.
VideosSee All
EKSKLUZIVE: Ura që ndan(te) Mitrovicën dhe Kosovën Miq të dashur të Deutsche Welles, siç edhe kam premtuar para ca ditësh, prej sot do të vizitojmë së bashku veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. "Së bashku" do të kalojmë urën mbi lumin Ibër e cila ndan(te) Mitrovicën dhe Kosovën dhe do të futemi në veri të Mitrovicës. Përmes bisedave me personat përgjegjës do të shohim nëse janë integruar dhe sa janë integruar strukturat paralele serbe në institucionet e Kosovës. Nga xhirimet do të shihni se cilat janë simbolet që mbizotërojnë në veri, çfarë vëmendje i kushtohet presidentit të ri amerikan Trump, a ka barrikada në rrugët prej Mitrovicës deri në kufi, si paraqitet gjendja në pikëkalimin kufitar në Jarinje mes Kosovës dhe Serbisë, sa afër janë policia e Kosovës dhe Serbisë në këtë kufi, cilat janë rrugët alternative për kontrabandë, si paraqitet gjendja e sigurisë, si duket sot hyrja në shkritoren e Trepçës në veri, si paraqitet në veri gjendja e sigurisë natën dhe a është rrezik të shetitet natën atje dhe natyrisht si paraqitet gjendja politike. Shpresoj që përmes episodeve të shkurtra filmike dhe natyrisht përmes shkrimeve dhe fotografive që në ditët e ardhshme mund t'i gjeni në faqen tonë dw.com/albanian dhe në faqen e Facebook-ut DW (Shqip), do të krijoni një përshtypje më të mirë për gjendjen në veri të Kosovës - të banuar me shumicë serbe.
294
27
Steinmeier - Bushati: Gjermania dhe Shqipëria thellojnë raportet e mira
26
2
Obama dhe kancelarja Merkel takohen në Berlin me presidentin francez Hollande, kryeministrin italian Renzi, atë spanjoll Rajoy dhe kryeministren britanike May
19
PostsSee All

Cilat janë shkaqet pse Kosova ka bilanc kaq negativ tregtar me Serbinë?

Kosova importon më së shumti mallra nga - Serbia. Bilanci i importit dhe eksportit me Serbinë është për Kosovën tepër negativ: Kosova importon mallra në vlerë prej më shumë se 360 milionë në vit nga Serbia, ndërsa në Serbi eksporton mallra në vlerë prej vetëm 6 milionë euro. Por jo të gjitha mallrat e importuara nga Serbia janë vërtetë "serbe". Në Serbi kanë impiantet e tyre 3150 kompani të huaja - shumic...a dërmuese nga Evropa. Shumë prej këtyre prodhimeve vijnë më pas nga Serbia në Kosovë. Për shembull: ndër mallrat më të importuara përmes Serbisë në Kosovë janë stolitë e kompanisë italiane Svarovski. Bilanc shumë negativ të importeve dhe eksporteve Kosova ka edhe me Shqipërinë, sepse nga Shqipëria importohen mallra në vlerë prej 147 milionë euro në vit, ndërsa eksporti kap shumën prej vetëm 26 milionë euro.
Shkaqe pse Kosova nuk i shfrytëzon kapacitetet e veta për të sjellë kompanit të huaja në vend dhe prej këtu të eksportohet në vendet e tjera ka shumë. Por ndër shkaqet kryesore janë korrupsioni dhe pasiguria ligjore, sepse Kosova vërtetë ka kapacitete të jashtëzakonshme, sepse 68% e popullatës së Kosovës janë nën moshën 30-vjeçare. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë se numri i kompanive evropiane që janë interesuar për investime në Kosovë është tepër i madh. Por kanë ndeshur në shumë probleme, më së shpeshti në korrupsion.
Por është fakt që Kosova ka eksportin më të dobët në të gjitëh rajonin. Serbia eksporton në vit mallra në vlerë prej 16 miliardë euro. Bosnje-Hercegovina rreth 6 miliardë. Maqedonia mbi 4,5 miliardë, ndërsa Kosova eksporton mallra prej vetëm 420 milionë në vit. Për më shumë, ndiqni intervistën me Safet Gërxhaliun:

See More
Posted by DW (Shqip)
11,051 Views
11K Views

Islamisti në shërbimin sekret gjerman!

Personi që është dashur të mbikqyrë skenën islamiste është radikalizuar edhe vet. Dyshohet se ka planifikuar edhe sulme.
dw.com|By Deutsche Welle (www.dw.com)
Posts

Mund të shkëputen të kthyerit nga IS?

Politologu Thomas Mücke flet në intervistë me DW për përpjekjen për risocializimin e islamistëve që kthehen në Gjermani nga lufta.
dw.com|By Deutsche Welle (www.dw.com)

Paralajmërimet për shoqërinë digjitale

Për rreth një milion klientë të Telekomit interneti u ndërpre për shkak të një sulmi piraterik. Edhe nëse pasojat janë jo të mëdha: sulmi ishte një goditje paralajmëruese, mendon Mathias von Hein.
dw.com|By Deutsche Welle (www.dw.com)

Rruga "alternative" e kontrabandës

Siç e keni parë dje në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinje, policia dhe doganierët i kontrollojnë udhëtarët dhe hyrjen e mallrave. Por sugjerohet se ekzistojnë edhe rrugë "alternative" për kontrabanduesit e mallrave që nuk doganohen. Kjo është një prej atyre rrugëve, ndonëse frekuentohet kryesisht vetëm natën. Megjithatë thuhet se qarkullimi i mallrave këtu ësthë shumë më i pakët se dikur, kur nuk ka pasur ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për kontrollin e përbashkët të kufirit. Vlerësohet se futja legale e mallrave në Kosovë është në interesin e të dy palëve - Serbisë dhe Kosovës, për shkak të përfitimeve të shtetit. Por edhe kontrabanda vazhdon - pohojnë në veri tw Kosovës.

Posted by DW (Shqip)
171 Views
171 Views

Mirëmëngjes nga Deutsche Welle: Nga vendi më lindshmërinë më të lartë në Europë, tani Shqipëria po plaket më shpejt se mendohej...

Dikur vendi i parë në Europë për numrin mesatar të lindjeve, me 7 fëmijë për një grua, aktualisht shifra ka zbritur drastikisht në 1.6. Ulja e lindshmërisë vjen si pasojë e tranzicionit politik e ekonomik në Shqipëri.
dw.com|By Deutsche Welle (www.dw.com)

Në qeverinë e re malazeze edhe shqiptarët

Mali i Zi ka zgjedhur një qeveri të re. Kryeministri i ri Dushko Markoviq ka futur në kabinet edhe përfaqësuesit e shqiptarëve. Po cili është roli i Gjukanoviqit?
dw.com|By Deutsche Welle (www.dw.com)

Kufiri Kosovë - Serbi në Jarinje

Marrëveshja menaxhimin e përbashkët të kufirit (IBM), mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë është nënshrkruar në Bruksel në vitin 2013. Ka zgjatur edhe disa muaj deri në filimin e realizimt të saj dhe fillimi nuk ka qenë fare i lehtë, thonë në pikëkalimin kufitar Jarinje, në veri të Kosovës. Ky është vlerësuar dikur edhe si një prej pikëkalimeve me të rrezikshme për Policinë e Kosovës, sepse me vite të tëra atje nuk ka pasur ndonjë kontroll... serioz.
Ndërkohë që serbët e veriut të Kosovës dhe ata të Serbisë e kanë trajtuar ate vetëm si linjë adminsitrative, ku nuk duhet të ketë kufi, dogana dhe kontrolle kufitare. Sot në këtë pikëkalim bëhen kontrollet e udhëtarëve dhe të mallrave, shikohet me shumë kujdes nëse ka diçka për doganim. Kjo nuk do të thotë se nuk ka edhe kontrabandim, sepse vetëm disa qindra metra më larg, është një rrugë alternative ku natën kalojnë edhe makina dhe kamionë. Sa i përket bashkëpunimit me palën serbe, policët e Kosovës thonë se ai është shumë korrekt dhe pa fërkime serioze.
Për më shumë shikoni videon në vijim, ku shihen edhe shumë kamionë, që dëshmon se në Kosovë po futen mallra të shumta nga Serbia. Nesër do të shikoni një intervistë me kryetarin e Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu, ku do të mësoni edhe shifrat konkrete për importin e mallrave nga Serbia.
Po a janë të gjitha këto vërtetë mallra të Serbisë? Më shumë për këtë temë nesër, ndërsa tani mund të shihni se si paraqitet gjendja në pikëkalimin kufitar Jarinje...

See More
Posted by DW (Shqip)
69,676 Views
69K Views

Çfarë mesazhe mori Rama në Berlin? Lidhja DW-RTK

Posted by DW (Shqip)
614 Views
614 Views

Trump kërcënon Kubën

Tri ditë pas vdekjes së Fidel Castros duket se u erdhi fundi ngushëllimeve. Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, përdor fjalë të qarta sa i përket të ardhmes së Kubës.
dw.com|By Deutsche Welle (www.dw.com)

Fillon i afërt me Putinin

Për politikanin konservator Francois Fillon thuhet, se ka një raport të ngushtë me Putinin. Ekspertët shpjegojnë për DW arsyet.
dw.com|By Deutsche Welle (www.dw.com)

Edi Rama: Mbështetjen e Gjermanisë unë e konsideroj një përgjegjësi të madhe

Pas takimit me kancelaren Angela Merkel në Berlin në intervistë për DW kryeministri i Shqipërisë prononcohet për raportet Gjermani-Shqipëri dhe marrëdhëniet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
dw.com|By Deutsche Welle (www.dw.com)

Edi Rama: Mbështetjen e Gjermanisë unë e konsideroj një përgjegjësi të madhe

Kancelarja Angela Merkel i ka premtuar mbështetje të mëtejshme Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Shqipëria vitet e fundit ka bërë ndryshime rrënjësore dhe ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm reformimi, tha Merkel të hënën (28.11) në kuadër të takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Berlin. Pas takimit me kancelaren Merkel në bisedë për DW kryeministri shqiptar prononcohet për raportet Gjermani-Shqipëri dhe marrëdhëniet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në faqen e Facebook DW.shqip postojmë pjesë nga kjo intervistë e zhvilluar nga Adelheid Feilcke, drejtuese e departametit Europa në Deutsche Welle.

Posted by DW (Shqip)
21,223 Views
21K Views

Merkel: Mbështetje të mëtejshme Shqipërisë për në BE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takohet me kancelaren Angela Merkel në Berlin
dw.com|By Deutsche Welle (www.dw.com)

Turqia duhet të respektojë marrëveshjet

Pasi Parlamenti i BE-sё kёshilloi ngrirjen e bisedimeve tё antarёsimit BE-Turqi, presidenti Erdogen po demonstron sёrish forcёn.
dw.com|By Deutsche Welle (www.dw.com)

Fillon kandidat i konservatorëve në Francë

Nё zgjedhjet e konservatorёve pёr kandidatin pёr president nё Francё François Fillon ka marrё rreth 67 % tё votave. Konkurenti i tij Alain Juppé pranoi humbjen. Kush ёshtё François Fillon?
dw.com|By Deutsche Welle (www.dw.com)

Erdogani rrezikon Ballkanin!

Presidenti turk Erdogan kёrcёnon Europёn me shfuqizimin marrёveshjes pёr refugjatёt. Nё itinerarin e Ballkanit shtohet frika pёr njё valё tё re refugjatёsh. Veҁ gardheve nё kufi vendet nuk kanё ide pёr zgjighje.
dw.com|By Deutsche Welle (www.dw.com)
Informohu për zhvillime të rëndësishme në Gjermani, Europë, Ballkan dhe diskuto me ne – miqësohu me DW dhe shpreh mendimin
AboutSee All
Highlights info row image
+49 228 4292042
Visitor Posts
People Also Like