Jump to
Press alt + / to open this menu
Join or Log Into Facebook  
Do you want to join Facebook?
Sign Up

Shqipëria fton anëtarët e OKB-së të njohin reformat e saj si dhe pavarësinë e Kosovës.Fjalimi i kryeministrit Sali Berisha

Në një fjalim të posaçëm, kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje dje në mbrëmje 192 anëtarëve të OKB-së që të njohin pavarësinë e Kosovës, siç kishin bërë 14 vjet më parë, kur dënuan gjenocidin e serbëve mbi shqiptarët e Ballkanit. Ritmet e reformave dhe të rritjes ekonomike janë vlerësuar nga shefi i ekzekutivit shqiptar si shembulli që po e shndërron vendin mesdhetar në shembullin e reformatorëve të Evropës

Ne jemi mbledhur sot pas një viti, gjatë të cilit bota u përballë me njërën prej krizave më të rënda financiare dhe ekonomike në historinë e saj. Mblidhemi sërish në një kohë, kur qindra e qindra milion njerëz në planetin tonë shtypen nga regjime tiranike, ose përballen me varfëri të skajshme, sëmundje dhe probleme të mëdha shëndetësore dhe sociale.
Mblidhemi në një kohë, kur konflikte të egra vazhdojnë të marrin jetë të pafajshme, në disa rajone të planetit tonë. Shqipëria dhe populli shqiptar, mbeten të angazhuar në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe janë të vendosur, për të dhënë kontributin e tyre modest në përparimin e paqes, lirisë dhe sigurisë dhe respektit të të drejtave të njeriut, luftën ndaj varfërisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm e prosperitetit dhe mbrojtjes së mjedisit.
Shqipëria, si një vend evropian mbetet tërësisht e angazhuar dhe e vendosur të ndërmarrë çdo reformë, çdo vendim dhe çdo gjë që tjetër që do të lipsej, për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Rreth 94 e shqiptarëve mbështesin procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, çka përbën një inkurajim dhe detyrim të madh për qeverinë time për ta avancuar këtë proces me shpejtësi. Këtë vjeshtë ne presim vendime pozitive nga Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian për statusin e kandidatit dhe për shqyrtimin e kërkesës sonë për liberalizimin e vizave.
Shqipëria është vendi i një demokracie të re, por funksionale. Rreth dy muaj më parë, Shqipëria zhvilloi zgjedhje të përgjithshme parlamentare, për të cilat watchdog-u ndërkombëtar, OSBE/ODIHR, u shpreh se ato përmbushën standardet kryesore të OSBE-së dhe meritojnë një vlerësim të përgjithshëm pozitiv. Qeveria e re e sapoformuar ka përcaktuar si shtylla kryesore të programit të saj ndërtimin e një infrastrukture të re e moderne për vendin, çuarjen e Shqipërisë në moshën dixhitale, reformimin e sistemit të shëndetësisë, arsimit, luftën me përparësi të madhe kundër varfërisë dhe punësimin e qytetarëve shqiptarë.
Vitin e ardhshëm, ne së bashku do të bëjmë një analizë se ku jemi me plotësimin e objektivave të mijëvjeçarit. Shqipëria ka bërë përpjekje për një progres thelbësor në këtë drejtim.
Në një hark kohor trevjeçar, rreth katërqind mijë shqiptarë kanë dalë nga varfëria, ndërsa varfëria ekstreme pësoi një ulje prej rreth 70 %. U krijuan dhjetëra e mijëra vende të reja pune, u dyfishua numri i studentëve si dhe ra në mënyrë të ndjeshme vdekshmëria foshnjore.
Viti që shkoi dhe ky vit kanë qenë vitet e krizës më të thellë ekonomike e financiare që bota ka njohur, që nga vitet 30 të shekullit të kaluar. Ekonomia shqiptare përjetoi pasojat e kësaj krize me ulje të eksporteve prej rreth dhjetë për ind, me ulje të nivelit të kreditimit të ekonomisë, por, me gjithë këtë, duhet të theksoj se vendi sërish gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2009, shënoi një rritje të GDP-së prej mbi 5 për ind.
U shënua gjithashtu një rritje prej 8 % të të ardhurave krahasuar me vitin e kaluar dhe një rritje prej 59 % të investimeve të huaja. Mendoj se faktorët kryesorë që mbrojti ekonominë shqiptare nga kriza kanë qenë së pari, barra fiskale më e ulët në Evropë dhe standardet liberale mbi të cilat kemi bazuar ekonominë shqiptare, investimet e qeverisë shqiptare në infrastrukturë në nivelin 10 % të GDP-së, apo në rast se marrim së bashku periudhën kohore të viteve, 2008-2009, rreth njëzet për qind të DGP-së së vitit 2008, si edhe reformat e thella të qeverisë që bënë të mundur një administratë të vogël, ndër më të voglat në Evropë dhe botë për frymë si edhe një klimë të favorshme për biznesin.
Dëshiroj të shfrytëzoj rastin të ftoj investitorë nga vendet tuaja, të nderuar përfaqësues të vendeve anëtare, të konsiderojnë në projektet e tyre Shqipërinë për të pasr një histori të re suksesi në vendin tim.
Shqipëria ka ruajtur një bashkëpunim të shkëlqyer me OKB dhe organizatat që varen prej saj. Shqipëria është një ndër vendet pilot të nismës “Delivering as one”, duke kontribuar me eksperiencë dhe rezultate pozitive dhe të dukshme në suksesin e kësaj nisme si pjesë e reformës së menaxhimit të OKB. “Delivering as One” sjell në vetvete një kursim të madh në kohë, në para dhe një koordinim shumë më efecient të agjencive të OKB-së në bashkëpunim me vendin anëtar.
Në vendin tim, ky proces po ecën mjaft mirë si pasojë e sigurimit të koherencës dhe koordinimit të nevojshëm të aktiviteteve të organizatave të Sistemit të OKB-së dhe institucioneve kombëtare lidhur me harmonizimin e projekteve në bazë të prioriteteve të vendit tonë. Ne besojmë se, kemi arritur të gërshetojmë prioritet e reformave, strategjinë kombëtare për integrimin evropian, Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit me synimet në projektin “Një OKB”. Rezultati i deritanishëm po tregon se i gjithë ky projekt që ka në bazë pronësinë kombëtare të zhvillimit, po çon në një eficensë të rritur të zbatimit të programeve për zhvillim të OKB.
Shqipëria është një vend pluri-religjioz, por me një harmoni të shkëlqyer fetare. Në përputhje me Strategjinë kombëtare të dialogut ndërkulturor, në kuadër të Aleancës së Civilizimeve, ne po përpiqemi të japim kontributin tonë, duke ofruar shembullin e bashkëjetesës dhe besimeve fetare si një ndër trashëgimitë më të shkëlqyera shpirtërore të kombit tonë.
Ky sesion i OKB-së u hap me Samitin për Ndryshimet e Klimës. Unë kam kënaqësinë t’ju bëj me dije se 94 % e energjisë elektrike që konsumon vendi im është energji hidrike. Ndonëse jemi të hapur edhe për forma të tjera energjie, përfshi atë nukleare, ne po punojmë dhe kemi siguruar rreth pesë miliard euro investime të tjera të reja në hidrocentrale dhe parqe eolike. Shqipëria synon të shndërrohet në një superfuqi të vogël energjetike në rajon.
Dekada e fundit e konflikteve të rënda në rajonin e Ballkanit duket se po arkivohet në analet e historisë. Vendet në këtë rajon janë angazhuar në një proces bashkëpunimi të gjithanshëm dhe integrimi euroatlantik e evropian.
Vitin e kaluar, Shqipëria dhe Kroacia u anëtarësuan plotësisht në NATO, ndërsa vende të tjera të rajonit kanë bërë përparime thelbësore drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.
Por më duhet të theksoj këtu se themelimi i shtetit të pavarur të Kosovës, ndonëse ka kaluar vetëm një periudhë kohore e shkurtër, është shndërruar në një faktor të rendesishem paqeje dhe stabiliteti ne rajonin e Ballkanit. Në këtë vend që ka shpallur pavaësine rreth 20 muaj më parë, janë ulur ndjeshëm tensionet ndëretnike, janë ndërprerë largimet e serbëve nga Ksova dhe ka filluar kthimi i tyre. Qeveria ime është e vendosur të ndihmojë qeverinë e Kosovës në programet e saj për kthimin e të larguarve.
Bashkimi Europian ka derguar aty misionin Eulex i cili po ben nje pune te shkelqyer dhe po jep nje ndihme shume te cmuar ne konsolidimin e shtetit ligjor e demokracise funksionale ne Kosove si dhe ne vendosjen e standarteve me te mira europiane te bashkepunimit dhe bashkejeteses se komunitetetve te ndryshme etnike. KFOR-i po loz nje rol shume pozitiv dhe fakti qe misioni i tij po reduktohet me shpejtesi eshte deshmi e qarte e ketij stabiliteti.
Nderkohe, Kosoven e kane njohur 62 vende anetare te OKB-se dhe eshte bere anetare e institucioneve te Breton Wod, si IMF dhe BB. Por ende Kosova nuk ka marre vendin qe plotesisht meriton ne gjirin e kombeve sovrane ne kete organizate te nderuar.
Deshiroj me kete rast te theksoj se te gjitha vendet, qe kane njohur Republiken e Kosoves dhe institucionet nderkombetare qe e kane pranuar ate ne gjirin e tyre si vend anetar e kane bere kete para se gjithash dhe mbi te gjitha sepse jane te bindur se pavaresia e Kosoves dhe njohja e saj perbejne nje kontribut madhor ne paqen dhe stabilitetin e rajonit te Balkanit.
Ndaj shfrytezoj kete rast te bej nje thirrje ndaj te gjitha qeverive te vendeve anetare te OKB-se te vendosin ne axhenden e tyre te shqyrtojne dhe te vleresojne kete realitet qe ekziston ne rajonin tone te Balkanit dhe mundesine e njohjes se pavaresise se Kosoves, si nje deshmi e vullnetit te tyre te qarte per te kontribuar ne konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurise ne rajonin tone.
Katërmbedhjetë vjet me pare, ne rezoluten 49/204 te 23 dhjetorit 1994, njeqind e tridhjete e shtate vende anetare, pasi denonin dhunen, shtypjen dhe barbarite mbi popullin e Kosoves te ushtruar nga regjimi i Milosheviçit votuan ne kete rezolute per njohjen dhe respektin e vullnetit te qytetareve te Kosoves. Sot pas katermbedhjete vitesh ky vullnet eshte shnderruar ne realitetin e Kosoves se pavarur. Ndaj ju bej nje thirrje te veçante te gjithe atyre vendeve qe katermbedhjete vjet me pare permes rezolutes nr. 49/204, kerkuan me voten e tyre qe vullneti i popullit te Kosoves te njihet dhe te respektohet duke dhene keshtu nje kontribut te madh ne rrugen e Kosoves drejt pavaresise: Sot, katermbedhjete vite me vone, ky vullnet eshte njohur nga 62 vende qe asokohe e votuan kete rezolute. Shpresoj dhe besoj se edhe vende te tjera do te afirmojne vullnetin qe shprehen 14 vite me pare, permes njohjes se pavaresise se Kosoves.
Me politiken e saj te jashtme paqesore dhe te marredhenieve te mira me te gjitha vendet, me kontributin e saj modest ne misionet nderkombetare sherbim te paqes e ne mbrojtje te te drejtave te njeriut, me politikat e fqinjësisë së mire e te bashkepunimit si edhe rolin e saj te moderuar dhe konstruktiv ne rajon, Shqipëria është transformuar në kontribues dhe prodhues e drejtpërdrejtë e stabilitetit dhe sigurisë në rajon e me gjere ne arenen ndërkombëtare.
Sot Shqipëria kontribuon me trupa paqeruajtëse në disa operacione ndërkombëtare në kuadrin e OKB-së dhe të organizatave të tjera rajonale të sigurisë, si në Afganistan, Bosnje, Irak, Çad dhe të tjerë. Vetëm para dy muajsh, Shqipëria dyfishoi kontingjentin e trupave të saj në kuadër të ISAF. Vendi im vlerëson dhe mbështet çdo përpjekje për paqe dhe siguri globale dhe do të vazhdoj të mbështesë të gjitha përpjekjet e Kombeve të Bashkura, NATO-s dhe aktorëve të tjerë nxitës së paqes, stabilitetit dhe sigurisë në botë, duke theksuar këtu edhe kërcënimin që i bëjnë botës ato vende si Irani dhe Korea e Veriut me programet e tyre shumë të rrezikshme nukleare.
Të gjitha vendet anëtare të OKB ndajnë përgjegjësinë për funksionimin e mire e efektiv te saj. Askush nuk mund të injorojë rekordin e veprimtarisë së OKB-se në shumë fusha. Kudo ku ka kriza, varfëri, uri, sëmundje apo vuajtje aty është edhe OKB. E kudo ku është OKB, aty ka edhe shpresë. Prandaj Organizata duhet të jetë në gjendje te përballet me sfidat dhe të qëndrojë në lartësinë e shpresave.
Por, prej vitesh është konstatuar se bota, vendet dhe marrëdhëniet mes tyre zhvillohen dhe evoluojnë me një ritëm dukshëm më të shpejtë sesa aftësia e kesaj organizate për t’iu përshtatur. Ndaj, Shqipëria mbështet vazhdimin e procesit të reformimit të Organizatës dhe i kushton një vëmendje të veçantë reformimit dhe forcimit të mëtejshëm të sistemit të OKB si një i tërë. Në këtë drejtim lehtësimi i mekanizimit të vendim-marrjes ka një rëndësi parësore. Ne mbështesim diskutimet dhe përshpejtimin e punës edhe në drejtim të reformës së KS, por besojmë në një Këshill të Sigurimit të reformuar e me efektiv, që përfaqëson më shumë legjitimitet, me transparent në vendimet e tij, një organ qe kontribuon per paqe dhe siguri për të gjithë dhe që i përfaqëson të gjithë ne menyren me te mire te mundshme.