Jump to
Press alt + / to open this menu
Join or Log Into Facebook  
Do you want to join Facebook?
Sign Up

MAKARONA ME QOFTE E SALCE

Përberesit (per 4-5 persona):

 

½ kg makarona

10 cope qofte

400 gr salce domate

10 gjethe borzilok

Krip

Djath parmexhano (në se e preferoni)

5 luge gjelle vaje ulliri 

 

PëRGATITJA:

 

Hedhim makaronat në një tenxhere me ujë në të cilën kemi hedhur dhe kripën e nevojshme dhe i vemë ato në zjerr për tu zijer.  I lemë të ziejnë deri sa makaronat në pjesen e brendëshme të jetë e fortë.  Kjo provohet duke marrë fijen e makarones dhe kafshuar me dhembët e parë, në se na rezulton se pjesa në mes është pak e fortë, atëhere makaronat janë gati dhe duhet ti kullojmë ato.

 

Duke qenë se uji që zijen makaronat do të a duhet më vonë, kullimin e bëjmë mbi një enë kallcuku (ose tenxhere) tjetër.

 

Në një tenxhere të vendosur mbi zjarr, hedhim vajin e ullirit dhe salcen dhe e lemë aty sa të marri vetem një vale, në këtë moment hedhim edhe borzilokun dhe e kavardisim pak.  Me anën e një garuzhde (lugë gjelle e madhe) hedhim në këtë tenxher 3 garuzhde me ujin që ngeli nga kullimi i makaronave dhe e lëmë sa të fillojë të ziejë.  Në këtë moment, hedhim në tenxhere makaronat dhe fillojmë ti përziejmë me kujdes me anën e një piruni të madh.  Gjatë këtij procesi temperaturen e zjarrit duhet të jetë e ulur.

 

Kur makaronat e kanë thithur ujin në tenxher, ato janë gati. Për ti servirur do ti hedhim sipër djathin e grire dhe vendosim sipër qoftet.

 

Ju bëftë mirë..............