Jump to
Press alt + / to open this menu
Join or Log Into Facebook  
Do you want to join Facebook?
Sign Up

Psikologjia e zhvillimit dhe periudhat e ndryshme të fëmijërisë

Foshnjëria: Nënkupton zhvillimin që ndodhë në 2 vitet e para të jetës. Gjatë kësaj periudhe fëmija transformohet prej një individit të vogël dhe të pafuqishëm, në një fëmijë shumë aktiv. Kjo periudhë është e mbushur me ndryshime intensive, që kanë të bëjnë me zhvillimin shqisor, zhvillimin e sjelljes motorike dhe në përgjithësi me zhvillimin e personalitetit të fëmijës. Në këtë periudhë kemi dhe format themelore të të mësuarit të foshnjës, e ato janë: habituimi, të mësuarit përmes imitimit, kushtëzimi klasik dhe kushtëzimi instrumental.

 

Fëmijëria: Themeluesi i psikanalizës Sigmund Frojdi konsideronte të një rëndësie vendimtare eksperiencën që ka individi në fëmijëri, për zhvillimin e personalitetit të tij. Fëmijëria mendohet se zakonisht përfshin periudhën e zhvillimit përafërsisht mes 2 dhe 11 vjeç. 

 

Kjo periudhë shquhet me zhvillim të hovshëm organik të fëmijës. Nga aspekti social fëmija bëhet më pak i varur nga prindërit dhe më shumë i ndjeshëm ndaj moshatarëve të tij. Zhvillimi kognitiv bëhet sa më i avancuar kur fëmija i afrohet fundit të periudhës së fëmijëris. Nga aspekti moral fëmija përgatitet për t`iu adaptuar botës së të rriturve, normave të shoqërisë, religjionit, kulturës etj.

 

Periudha Parashkollore: Zhvillimi në moshën parashkollore përfaqëson bazën e formimit të personalitetit të mëvonshëm. Në këtë moshë fëmija pranon lehtë ndikimet edukative ngase sistemi nervor i tij është tejet elastik. Ai përvetëson dhe përjeton një mori përshtypjesh e përjetimesh, fiton shprehi, aftësi dhe veti të ndryshme psikike, zhvillon veti fizike e intelektuale. Karakteristikë e kësaj periudhe janë dhe ndryshimet në proporcionin fizik dhe mental të tij.

 

Periudha e fëmijërisë shkollore: - vajtja në shkollë është diçka që vetvetiu të tërhjek: çanta e re, tesha të reja, shokë të ri etj. Por gjithë kjo do të thotë edhe detyra të reja, obligime dhe vështirësi. Shkuarja në klasë të parë nënkupton një zhvillim optimal të aftësive të caktuara të fëmijës. Rëndësi bazike për t`ju përshtatur kërkesave të shkollës kanë shkathtësitë motorike të fëmijës. Në saje të tyre ai mund të përdor mjete të ndryshme psh: lapsin, gërsherët, të vizatojë, të luajë me fëmijë të tjerë. Tani ai e ka të zgjeruar rrethin e kontakteve sociale, pritet të bashkëpunojë përgjatë aktiviteteve të përbashkëta brenda grupit, ka shokë që i parapëlqen, i mbron më të vegjlit.

 

Periudha e adoleshencës - ndryshime dramatike në këtë periudhë ndodhin në aspektin fizik, si zhvillimi i vrullshëm organik i përcjellur me maturime të sistemeve seksuale dhe reprodukuese. Karakteristike janë: shpërthimi në gjatësi, rritja e gjoksit, plotësimi, forcimi i muskujve dhe shpesh mutacioni i zërit tek djemtë, rritja e qimeve të trupit dhe ndjenja intensive seksuale.

 

Psikologjia e zhvillmit diferencohet si shkencë e pavarur aty nga fundi i shekullit XIX, që kur se u publikuan revistat e para shkencore nga kjo lëmë. Në ndërkohë u themeluan institutet e para të hulumtimit shkencorë të zhvillimit të fëmijës: në Universitetin e Sorbonës në Francë si dhe në SHBA. 

 

Prej studiuesve më të rëndësishëm që kontribuan në themelimin e kësaj shkence konsiderohen: Alfred Bineti, i njohur si autori i tekstit të parë të matjes së inteligjencës; Xhejms Boldvin, i cili trajtoi zhvilimin e të menduarit fëmijëror, dhe Stenli Holl, që njihet si themelues i psikologjisë së zhvillimit në SHBA. Rëndom procesi i zhvillimit përfshin ndryshimet fizike, psikologjike, dhe sociale të individit që kanë një shtrirje kohore gjatë tërë jetës. 

 

Në fund duhet theksuar dhe faktorët e zhvillimit sepse zhvillimi i personalitetit bëhet nën ndikimin e njeriut. Këta faktorë qëndrojnë në lidhje dhe ndërlidhje reciproke, dhe si të tillë ushtrojnë ndikim në zhvillimin e personalitetit. Në ditët e sotme kjo disiplinë e psikologjisë, përkatësisht objektivat e saja studimore përfshijnë një gamë të gjerë të zhvillmit të fëmijërisë dhe adoleshentës. Kërkimet shkencore nga kjo fushë studimi janë fokusuar edhe në periudhat e tjera që pasojnë adoleshencën. Sot kemi grumbulluar shumë njohuri lidhur me sjelljen e individëve të moshave të ndryshme që nga periudha prenatale. Gjithë këto njohuri janë në funksion të të kuptuarit dhe avancimit të zhvillimit të individit.