Photos
Videos
Posts

Viktor Çami: Kosova dhe qëndrimi i shtetit shqiptar me 1981

Fragment nga libri i Viktor Çamit (nëpunës i ambasadës amerikane në Londër dhe Vjenë, në vitet 1976-1990) "Letra nga mërgimi", Prizren 2000
“Të gjithë analistët janë dakord se kyçi i gjithë enigmës shqiptare, në çdo fazë të zhvillimeve, është dhe mbetet çka njihet si “Faktori K”, dmth, Kosova. Pas heqjes së Rankoviçit dhe “liberalizimit” në Kosovë (pikërisht në atë kohë që mbyllej sekcioni shqiptar i BBC-së) dhe që ...

Continue Reading
Image may contain: 37 people, people smiling

Në Konferencën e Paqes në Paris, më 21 gusht 1946, Enver Hoxha, me cilësinë e Kryeministrit të shtetit shqiptar, do të deklaronte:
«Sakrificat e popullit tonë qenë shumë të mëdha. Me një popullsi prej një milion njerzish, 28000 të vrarë; 12600 të plagosur; 10 mijë të internuar politikë në Itali e Gjermani; 35000 të përdorur në punë detyruese; 850 qytete e fshatra, nga 2500 që ka Shqipëria, u shkatërruan ose u rrafshuan përtokë; të gjitha komunikacionet, instalimet e limaneve, të minierave dhe ato elektrike u shkatërruan; pasuritë bujqësore dhe bagëtia u grabitën; gjithë ekonomia kombëtare u shkatërrua»

Image may contain: 1 person

Viktor Çami, gazetar i njohur në BBC, djali i Azis Çamit, ekzekutuar në dhjetor 1943 si komandant në forcat e Ballit Kombëtar:

“Në këto kushte qeveria e Tiranës mori edhe masa drakoniane. U internuan një numër i madh njerëzish. Por a mund të më thoni, se si do të kishte vepruar qeveria britanike, bie fjala, sikur sovjetikët të kishin dërguar grupe diversantësh në rrethana të njëllojta? Ligje internimi ka edhe këtu në Britaninë e Madhe, bile janë vënë në përdorim në Irlandën e Veriut. Kushtet mund të ndryshojnë, por të mos harrojmë se cilat ishin kushtet në Shqipëri në atë periudhë. Një libër i botuar nga Shërbimi Informativ i Flotës ushtarake britanike i përshkruante kushtet në Shqipëri në vitin 1946 si të krahasueshme me ato në Skoci në vitin 1746”.

Image may contain: one or more people, people standing, outdoor and nature

Çërçilli, në fjalimin që mbajti në Parlamentin anglez, më 21 dhjetor 1959, që koincidonte me 80 vjetorin e lindjes së Stalinit:

“Ishte fatmirësi e madhe për Rusinë, që gjatë viteve të një sprove të tmerrshme, vendi drejtohej nga Stalini, gjeni dhe strateg i paepur. Ai ishte një nga personalitet e shquara midis atyre që dominuan kohën tonë të paqëndrueshme dhe mizore. Ishte një njeri që shfrytëzonte dhe armiqtë e tij. Stalini ishte diktatori më i madh, pa shokë në botë, por që mori në dorë një Rusi si një karro pa kuaj dhe e paisi me armatime atomike”.

Image may contain: 4 people, night

Tradhtia Kombëtare e Kishës Katolike në prill 1939

Fjalim i klerikut katolik Lazër Shanto në bashkinë e Tiranës, mbajtur gjatë luftës së dytë botërore. Dua ta përcjell këtu në muajin prill, për të përkujtuar tradhëtinë kombëtare të klerit katolik në prill 1939.

Shqiptarë! Italianë!

...

Tash njizet e gjashtë vjet dita njizet e tetë nanduer e mbledh para balkonevet e bashkive të Shqipnisë Fashiste! Këto dy fjalë – Shqipni Fashiste – e ndriçojnë e e karaterizojnë më së miri e ma qartaz situatën e krijueme në Shqipni e në Ballkan më shtatë të prillit 1939.

Populli shqiptar nuk ka mujtë kurr me i tregue botës vërtytet elementare të racës së tij të vjetër veçse në gji të një Perandorie: me Romën e Qesarve, me Romën e Pavpve, me Venedikun e Dogjeve, me Napulin e Agjuinve. E sod? Sod e mbrapa këto vërtyte e këto vlera raca e jonë shqiptare asht shenjue t’i a tregojnë botës ndën Romën e Benito Musolinit! Popull Shqiptrar! Më difto: A e ke humbun ti pavarsin tande? Jo kurrë!

E ata shqiptarë e ata italianë qi kujtojnë e thonë se tashmë Shqipnija asht bamun provincë italiane, ma zi, nji koloni italiane, ata, un ua them qartas a pa perde, nuk kan kuptue kurrgja nga mendimi, nga qëllimi e nga vullneti i Benito Musolinit. Na Duçes i besojmë! Me besue! Asht ky i pari urdhën qi na ka dhanë. Na shqiptarët i besojmë nji burri qi kur flet, gjithmonë vepron, qi kur premton, gjithmonë mban!

Të frymësuem prej këtij besimi, të forcuem prej kësaj sigurije, na shqiptarët e kremtojmë sod për të parën herë bashkë me vllaznit tonë Italjanë ditën e flamurit të përbashkët e të fateve tona të përbashkëta, tue brohoritë më za të naltë: Rroftë Shqipnjia Fashiste! Rroftë Italija Imperiale! Rroftë Mbreti Peranduer! Rroftë Duçeja! Rroftë Mëkambësi i Përgjithëm!”

Lazër Shanto, i ekzekutuar pas luftës si kolaboracionist, bën pjesë në ata 38 klerikë katolikë, shumë sosh mbështetës të hapur të fashizmit, që janë lumturuar zyrtarisht nga Vatikani më 2014 (!) për shërbime ndaj kishës. Është turp e mëkat moral i kishes katolike shqiptare, e cila gjoja predikon ”Zotin e dashurise”, qe nuk ka reaguar vete për të ndaluar lumturimin e titullarëve të vet profashistë. Turp i dyfishtë që kjo kishë, e cila fton tjerët të pendohen për gjëra si kondomi a seksi jashtëmartesor, nuk ka shprehur kurrë as pendesë as apologji për mbështetjen e vet të hapur ndaj fashizmit.

Ashtu siç është turp e hipokrizi nga shteti laik shqiptar që këndej rehabiliton klerin profashist, ndërsa andej zotohet në Bruksel për ”vlerat demokratike”.

See More
Image may contain: 2 people, people smiling, outdoor

Ansambli Shqiptar i Këngëve dhe Valleve, dy vite pas krijimit të tyre në një koncert në Francë në vitin 1960. Shikim të mbarë të këtij reportazhi nga skenat franceze prej 20.23 minutash.

Ansambli Shqiptar i Këngëve dhe Valleve, dy vite pas krijimit të tyre në një koncert në Francë në vitin 1960. Shikim të mbarë të këtij reportazhi nga skenat ...
youtube.com

Me vajzen e Bardhok BIbes, Maria, ne Miredite

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing and outdoor

Po ngrihet një zë
Nga fundi i varrit
Si dielli kur shkrep
Dhe hapet mbi dhe
Hakmarrje, hakmarrje...
Në grykë të barbarit
Përpara o popull
Mbi të si rrufe

Hakmarrje rini
Dëshmori thërret
Që ra për liri
Mbi truallin e vet

Hakmarrje thërrasin
Martirët nga varri
Se gjaku i derdhur
Me gjak duhet larë
Është popull i tërë
Me besë shqiptari
Me armë në dorë
Fashizmin lufton

O popull merr hak
Dëshmori thërret
Që lau me gjak
Flamurin e vet

See More
"Hakmarrje Rini" (English: "Avenge me, youth") was a song sung by communist partisans of Albania, who fought the occupying forces of fascist Italy and Nazi G...
youtube.com
Sekretari i Mehmet Shehut Fortifikimi, arma e fortë që i duhej ushtrisëINTERVISTA Flet ishzyrtari i l
albanianfreepress.al
INTERVISTA Flet Ramazan Vladi, ishDrejtor i Përgjithshëm i GjeologjisëEnver Hoxha na thoshte se pa miner
albanianfreepress.al

E SHTUNE
17 DHJETOR 1977

ÇESHTJA E LINDJES SE MESME NE DRITEN
E NGJARJEVE TE FUNDIT

...Continue Reading
Image may contain: 19 people, people smiling, crowd
Menu: Kreu · Analiza · Aktualitet · Politika · Sociale · Kronika ·
gazetadita.al