Posts

Vetmia

Vetmia është zilja e telefonit
Dhe një zë i huaj që kërkon dikë tjetër
Vetmia është e diela e zbrazët...
Me biseda boshe dhe pa diell

Vetmia është të shikosh pas xhamit
Njerëz që nxitojnë në mbrëmje
Mërzia e gjatë para gjumit
Dhe vapa në netët pa hënë

Vetmia është të duash shumë
Dhe të mos kesh çfarë të duash
Të mos kesh kujt t’i falësh dy lule
Dy fjalë te mira të mos kesh kujt t’ia thuash

Te jesh kudo i tepërt, i huaj
Mik i paftuar në botë, hije
Pa një kujtim që të të bëjë të vuash
Pa një shpresë për atë që do vijë

Po ankthi i ditëve të mia pa ty
Ankthi im i përhershëm
Për të gjitha ato që i di dhe s’i di
-Kjo është diçka tjetër

Minutat që ikin ngadalë-ngadalë
rënduar nga ajo që quhet pritje
Rënduar nga ai që quhet mall
Dhe që nuk llogaritet…

Drita Çomo

See More

Dashuria
(A. Z. CAJUPI)

E mban mënd, moj Marë,
dashurin' e parë?...
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë te vegji.
Unë pa ty s'rrojë,
vij' e të kërkojë;
tl pa mua s'rroje,
vij' e me kërkoje.
Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr' e grua
losnim nënë ftua.
Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinë të besoj taninë,
perëndin' a dashurinë?
Perëndi në këte jetë
është dashuria vetë.
------
Bukuria jote, leshërat e tua
posi pëndë korbi, të gjata
mbi thua,ballëtë si diell,
faqetë si mollë,qafa jot' e gjatë,
mesi yt i hollë,sisëtë si shegë,
dhëmbët si thëlpënjë,buzët si
burbuqe, sytë si gështënjë,
dora si dëborë, fjala jote mjaltë,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
gjithë më kënaqin, të tëra t'i dua,
po zëmëra jote u bë gur për mua!
-----
Pika-pika bie shiu
dhe dëbora flokë-flokë,
vetëtin e fryn veriu,
breshëri kërcet mi tokë!
Le të fryjë er' e ftohtë,
s'ka ç'më bën dimëri mua:
Dashuria më mban ngrohtë,
se pushtoj atë që dua.
Kur fryn era me tallas,
kur bie dëbor' e shi,
sa flë njeriu me gas,
kur ka mikenë në gji!

See More
No automatic alt text available.
Photos
Posts

Unë, që jam krejt budallë në këtë pikëpamje, them se, për shumicën e shqipëtarëve politika është një punë fort e lehtë dhe u vërtetoj se, për me fitu bukën, në këtë botë të rreme, zanati m’i lehti është të bënesh ministër. S’ke nevojë të dish asnjë punë, asnjë mjeshtëri me themel.

(Andon Zako Çajupi)

Shko dallëndyshe
(Filip Shiroka)

Udha e mbarë, se erdh prendvera,
shko dallendyshe tue fluturue,...
prej Misirit n’dhena tjera
fusha e male tue kërkue;
n’Shqypni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër, n’gjytet tim!

Shndet prej mejet të m’i falesh
saj’ shpis’ vjetër ku jam le,
me ato vende rreth t’përfalesh
ku kam shkue kohën e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet gjytetit tim!

Shko n’at shkollën ku jam msue
me shokë t’mi, shokt e fmnisë,
shko n’at Kishë ku kam urue
t’parën Uratë Perendisë,
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet gjytetit tim!

Me ato male, me ato kodra,
me ato prronje rreth t’përfalesh;
n’ato fusha qi m’ka Shkodra,
të lulzueme, aty t’ndalesh,
tue këndue me ambëlcim:
fal me shndet gjytetit tim!

T’mujshe edh’ un me fluturue,
dojsh’ edhe un me u nisë me ty,
dojshe n’Shkodër me kalue,
m’e pa prap at vend me sy!…
Por… ti shko atje flutrim;
e ti qajma fatin tim!…

Dhe kur t’mrrish në Fushë t’Rmajit,
dallendyshe ulu me pushue;
kam dy vorre n’at vend t’vajit,
t’nans e t’babs qi m’kan mjerue:
qaj me za t’përmallshëm shqim
nji kangë tanden gjith vajtim!…

Ka shum kohë qi s’jam n’Shqypni
n’ato vorre me vajtue,
ti dallendyshe, veshun në zi,
ti aty pra qaj për mue,
me nj’at za t’përmallshëm shqim,
kangën tande për vajtim!

See More
Image may contain: bird and sky

Me njezet e tete nentor
Me kemb' u ngrit Shqiperia
Ismail Qemali ne Vlore
Me gjithe shoket e tija
I tha popullit me goje -...
Poshte o shoke, roberia
Evropa le ta degjoje
Nuk ka vend ketu Turqia
Ja te vdesim, ja te rrojme
Eshte e jona, Shqiperia!

See More
Image may contain: one or more people

Elegji për Qenin
(Dritëro Agolli)

Më dhimsesh qen i vogël! s'pate fat,
Të ktheheshe në oborrin e shtëpisë...
U shtrive i përgjakur mbi asfalt
Nga një makinë e egër e pashpirt

E ç'deshe ti që dole shpejt e shpejt
Në mes të rrugës nga një dushk a ferrë?
Njeriu shtyp mikun rrugën kur ia pret
Dhe jo më pastaj një qen qyqar të mjerë!

See More
Image may contain: dog
Shqipëria luan sonte ne mbrëmje ndeshjen e dyte miqësore këtë radhe ne perballjen historike kundër vendasve te Italisë. Ne orën 20:-45 pas barazimit kundër Francës, ne Luixhui Ferraris te Xhenoas kuqezinjtë do te kërkojnë te bëjnë një tjetër ballafaqim dinjitoz ne një ndeshje te ardhurat e se cilës…
vizionplus.al
No automatic alt text available.
Gjuhë Letërsi dhe Kulturë Shqiptare

O moj Shqypni
(PASHKO VASA)

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n’hi?...
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.
Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s’të ka mbetun as em’n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t’zezë.
Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t’fitoni,
Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t’huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
E s’i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do
Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
Para se t’hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,
Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t’tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.

See More
No automatic alt text available.
Gjuhë Letërsi dhe Kulturë Shqiptare

Lulëkuqja
(ASDRENI)

Lulëkuqja e mjera
Asgjëkundi s’ka shtëpi...
E shkon jetën n’arrati
Ajo s’është si të tjera
S’ka stoli!

Fushës, kodrës, del vetiu
Veres ngrohet, dimrit ngrin
Vetë shkunde, vetë mbin
Dhe, kur skuqe, vjen veriu
Dhe e përfshin.

Nëpër këmbë gjith’ e shkelin,
Vend në kopshtet ajo s’ka
Dore ndihmë kurrrë s’pa;
As e mbjellin, as e vjelin
Shkoi u tha…

Po veç ngjyra e saj si zjarri,
Si nje yll qe xixëllon
Tërë bota e imiton
Është shenjë për së mbari
Nga shikon.

Ajo ngjyrë kur zë shfaqet
Mbreti fronë shkon e le
Njerëz robër fare s’sheh
Vjen e drejta del në faqet
Si Zot je.

See More
Image may contain: 1 person
ALBANIA NEWS

Daniel Godelli shpallet kampion bote pas ngritjes me sukses të 171 kg në stilin e shkëputjes.
Medalja e artë, i jepet Godellit në Botërorin që po zhvillohet në Kazakistan.

Gjuhë Letërsi dhe Kulturë Shqiptare updated their profile picture.
No automatic alt text available.
Image may contain: 1 person
Gjuhë Letërsi dhe Kulturë Shqiptare

Fyell' I Bariut
(A. Z. CAJUPI)

Bariu, shokë, bariu,
kur gjëmon e fryn veriu, ...
është përjashta fatziu,
e rreh breshëri dhe shiu!
Barinë, shokë, barinë,
mos e harroni fatzine,
se lë gruan e shtëpinë
t'u kullosë bagëtinë.
kullotni, moj bagëti,
ti, ti, ti. . .
Kullotni, biro, kullotni,
kur të vdes te me kujtoni,
Ndjesë pastë! — të më thoni.

Shikoni barin' e gjore:
në diell a në dëborë,
bariu me shkop në dorë
ruan deshtë me këmborë.
Vështronje barinë mirë,
me të ngrën' e me të pirë,
t'u marrë dhëntë pa gdhirë,
t'i kullosë me dëshirë,
të rrijë bashkë me to,
to, to, to.
Hani, moj bagëti, hani,
kur të vdes do të më qani,
për mua zi do te mbani!

See More