Photos
Posts
Partia Socialiste Rrethi Sarande

Fjalimi prekës i Ramës në Luginën e Preshevës

"Liria dhe të drejtat e çdo shqiptari, kudo ku jeton, janë të paprekshme dhe si të tilla duhet t’i mbrojë pavarësi...sht vështirësive që ka mbrojtja e tyre dhe pavarësisht pengesave që gjejmë sëbashku, në rrugën për t’i garantuar ato."

Publikuar më 11.11.2014 | 17:59

63 0

Ndihem thellësisht i privilegjuar, që si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë t’ju them: Mirë se ju gjeta! Dhe, t’ju siguroj se unë dhe Qeveria jonë nuk do të reshtim së punuari për të rilindur Shqipërinë, por edhe për të rilindur shpresat dhe besimin e çdo shqiptari, kudo ku ai jeton.

Ju jam thellësisht mirënjohës për këtë mikpritje të paharrueshme dhe për këtë organizim kaq dinjitoz, që ju siguroj se do të mbetet i pashlyer në kujtesën time dhe pa asnjë dyshim do diktojë edhe përkushtimin e jashtëzakonshëm timin dhe të të gjithëve ne, në Tiranë, për të qenë pranë jush dhe për të punuar sëbashku, në mënyrë që secili prej jush dhe posaçërisht, çdo vajzë dhe çdo djalë, këtu të pranishëm, maturantë, të reja dhe rinj të kenë një rrugë të hapur, për të realizuar ambiciet e tyre dhe të kenë gjithmonë një derë të hapur në Shqipëri, për të kryer studimet e tyre dhe me diplomën e tyre për të mundur të punojnë edhe këtu.

Ajo që dëshirova ta lë për ta njoftuar këtu, në këtë takim, është se pas një diskutimi intensiv me Kryeministrin e Serbisë dhe me ekipin qeveritar serb, ne, në orët e fundit të mbrëmjes kemi firmosur marrëveshjen për shkëmbimet e të rinjve, por çka për ne është me një rëndësi të veçantë, edhe për njohjen reciproke të diplomave.

Çka do të thotë se kësisoj kemi hapur një faqe të re për të gjithë ata që me diplomën e Shqipërisë do të duan të ushtrojnë profesionin e tyre dhe të realizojmë ambicien e tyre. Diploma e Republikës së Shqipërisë nuk do të jetë më, një letër e panjohshme, por një dokument i njohur dhe i barasvlershëm me diplomën e marrë këtu në Republikën e Serbisë.

Pavarësisht vështirësive të kuptueshme dhe pavarësisht mosdakordësive të njohura, më lejoni t’ju them se unë jam shumë besimplotë që kemi hapur një faqe të re në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Jam besimplotë që, duke bërë kështu, kemi marrë përsipër përgjegjësinë që na takon, që të mos lejojmë që gjenerata e re e shqiptarëve, por edhe gjenerata e re e serbëve të trashëgojnë traumat dhe pasojat traumatike të një konflikti jashtëzakonisht të gjatë, që fëmijët shqiptarë dhe fëmijët serbë nuk e meritojnë.

Kjo është një përgjegjësi që Qeveria e Republikës së Shqipërisë e ka marrë të plotë, e njeh plotësisht si detyrimin e saj dhe përtej të gjitha atyre që mund të thonë ata, të cilët preferojnë të jetojnë me slogane dhe me retorika të së shkuarës, ne, me këtë përgjegjësi dhe me këtë vetëdije kombëtare do të bëjmë çmos që t’i japim një të ardhme të denjë çdo shqiptari dhe shqiptareje, pavarësisht se ku jeton, pavarësisht se ku banon dhe pavarësisht nëse është qytetar i Republikës së Shqipërisë, nëse është qytetar i Republikës së Kosovës, apo nëse është qytetar i Republikës së Serbisë, së Malit të Zi e me radhë.

Ne jemi të bindur se na është dhënë një mundësi historike.

Mundësia historike e një paqeje të munguar për dekada dhe për shekujt të tërë, në këtë rajon, të identifikuar botërisht me luftën, të identifikuar botërisht me urrejtjen, të identifikuar botërisht me dasinë e pangushëllueshme.

Sot në vitin 2014, 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, që shpërtheu pikërisht në rajonin tonë, Ballkani dhe të gjithë, ne, si pjesë e tij kemi mundësinë historike ta kthejmë këtë moment paqeje, që vjen si rezultat i përfundimit të një procesi dramatik shpërbërjeje të ish Jugosllavisë dhe që kurorëzohet me marrëveshjen e nënshkruar vitin e shkuar mes Kosovës dhe Serbisë, në një paqe të qëndrueshme, për të cilën ia vlen të jetohet.

Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm dhe duke qenë se nuk është hera e parë që unë vij në Preshevë, më lejoni t’ju them me modesti se jam plotësisht i vetëdijshëm për brengat, për vështirësitë dhe për pamundësitë tuaja. Brenga, të shkaktuara shpesh herë, pavarësisht nga ju. Vështirësi, me të cilat ndesheni shpesh herë, pavarësisht nga ju. Pengesa që shpesh herë i gjeni në rrugën tuaj, në mënyrë të pamerituar. Sëbashku kam besim të plotë se duke shfrytëzuar këtë moment të jashtëzakonshëm paqeje dhe duke u përpjekur që ta kthejmë në një rrugë të qëndrueshme bashkëpunimi në paqe, ne do t’i shuajmë brengat e të shkuarës, që prekin sot padrejtësisht, zemrat dhe mendjet e fëmijëve në shtëpitë e shqiptarëve këtu. Ne do t’i zhbëjmë vështirësitë që vijnë si rezultat i një të shkuare që vazhdon ta kërcënojë Ballkanin. Ne jini të bindur dhe kini besim, do t’i heqim të gjitha pengesat që e ndalojnë një vajzë dhe një djalë, me kombësi shqiptare, që të ndjehet europian i barabartë mes të barabartësh, pavarësisht se ku jeton.

Nuk është një detyrim vëllazëror vetëm, nuk është as një detyrim politik vetëm, as edhe një detyrim thjesht qeveritar, është një detyrim kushtetues. Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që Qeveria e Shqipërisë dhe cilido qoftë Kryeministri i Shqipërisë të mos e harrojë për asnjë moment se liria dhe të drejtat e çdo shqiptari, kudo ku jeton, janë të paprekshme dhe si të tilla duhet t’i mbrojë pavarësisht vështirësive që ka mbrojtja e tyre dhe pavarësisht pengesave që gjejmë sëbashku, në rrugën për t’i garantuar ato.

Bazuar pikërisht te kjo e drejtë kushtetuese, unë dua që sot të nënvizoj se është një kohë e re dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm, por, njëkohësisht, edhe duhet të punojmë me njëri-tjetrin, për t’u sjellë ashtu siç i ka hije kësaj kohe të re. Kush e ka të vështirë të ndahet nga e shkuara, nuk jemi ne. Ne duam të jemi dhe sëbashku do të jemi europianët e rinj të këtij rajoni, të cilit i ka ardhur koha të bashkohet një herë e përgjithmonë me Europën. Sepse sot, ndryshe nga shumë vite më parë apo nga disa vite më parë, nuk jemi vetëm ne, njerëzit rajonit që kemi nevojë për Europën e Bashkuar, por është edhe Bashkimi Europian që ka nevojë për ne të gjithë.

Nga ana tjetër, më lejoni, që këtu përpara jush, në vendin ku shqiptarët sot hasin vështirësi që nuk i hasin në vende të tjera ku jetojnë, për hir të vërtetës, nënvizoj me krenari se ne shqiptarët, shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e dy shteteve që janë garante të paqes, stabilitetit dhe të ecurisë demokratike të rajonit, mund të jemi me plot gojën, krenarë për mënyrën sesi respektojmë minoritetet.

Mund të jemi me plotë gojën krenarë, sepse kemi të gjithë të drejtën, bazuar jo në Konventa, jo në letra, por në fakte, t’i tregojmë botës mbarë se: “Po! Në Shqipëri dhe në Kosovë ka modele të admirueshme të bashkëjetesës; ka modele të admirueshme të respektit për liritë dhe për të drejtat e minoriteteve!” E, me këtë krenari, por duke u nisur nga vetja, ne kemi të drejtën të kërkojmë të njëjtën gjë edhe nga të tjerët.

Sot, në Shqipëri, ka një minoritet grek i cili nuk ndjen për asnjë çast në jetën e tij asnjë dallim, e jo më pastaj diskriminim, në raport me qytetaret dhe qytetarët shqiptarë, me kombësi shqiptare. Sot, në Shqipëri, ka një komunitet shumë të vogël në numër maqedonas, i cili jo vetëm nuk ndjen asnjë dallim dhe asnjë diskriminim në raport me popullsinë me kombësi shqiptare, por pas ndarjes së re territoriale do të ketë edhe Bashkinë e vet. Pavarësisht, se numri është shumë i vogël. Sepse nuk janë numrat që duhet të përcaktojnë sjelljen ndaj tjetrit, por është mënyra sesi ne e shohim veten tonë dhe është ajo çfarë duam për veten tonë. E pra, ne shqiptarët duhet të jemi të gjithë krenarë, sepse atë që duam për veten tonë nuk ia mohojmë tjetrit. Por ama, atë që i japim tjetrit asnjë tjetër nuk mund të na e mohojë ne!

Ka shumë rëndësi që këto territore të kthehen nga një zonë e vështirë, ku nuk ka nevojë të takosh njerëz, por mjafton të hedhësh sytë majtas dhe djathtas për të kuptuar se ka një dallim të madh në një zonë ku dallimi duhet të jetë i padukshëm, në një zonë ku brenda për brenda territorit të Republikës së Serbisë nuk duhet të ndjehet e kundërta e asaj që ndjehet kur hedh sytë majtas dhe djathtas nëpër pjesën tjetër të territorit të Serbisë. Kjo është ajo që unë kam folur drejtpërdrejt, hapur dhe shkoqur në takimin kokë më kokë me Kryeministrin Vuçiç, të cilit ia kam bërë shumë të qartë se ne shqiptarët nuk jemi në një betejë të përbashkët për ndonjë Shqipëri të Madhe, por jemi në një betejë të përbashkët për një Europë të Madhe, që ka vend për të gjithë shqiptarët dhe që duhet të përfshijë të gjithë shqiptarët, sigurisht, bashkë me të gjithë të tjerët. Kush e dëshiron këtë, njësoj si ne, nuk duhet të lejojë që kushtet e vështira, që pengesat e pafundme, që sjelljet diskriminuese t’i shtyjnë njerëzit në një drejtim krejt tjetër. Drejtimi i së ardhmes është drejtimi i lirive dhe të drejtave të barabarta për çdo qytetar të Europës. Si qytetarë të Europës, bashkërisht, sot, ne jemi në të drejtën e Zotit dhe të vendit që të mbrojmë me forcë lirinë dhe të drejtën e çdokujt që jeton në këto territore, për të mos u ndjerë i ndryshëm, në kuptimin diskriminues, ndaj askujt tjetër.

Nga ana tjetër, unë besoj se ky projekt, projekti i paqes dhe programi i transformimit të këtij projekti në realitet për çdo familje dhe për çdo individ, pavarësisht kombësisë dhe pavarësisht vendbanimit, kërkon, pa as më të voglin dyshim, edhe bashkimin e të gjithë faktorit shqiptar këtu në Luginë, për të adresuar problemet reale. Ato probleme reale që unë, falë edhe konsultimit me udhëheqësit dhe përfaqësuesit tuaj, i adresova Kryeministrit serb. Probleme, që kanë të bëjnë me shkollimin, probleme që kanë të bëjnë me shëndetësinë, probleme që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe me zhvillimin ekonomik e social të një zone, e cila, sigurisht, përveç të gjitha këtyre ka nevojë edhe për një jetë kulturore. Për një jetë kulturore pa pengesa, për një jetë kulturore pa mure, për një jetë kulturore që të mos shihet shtrembër, por përkundrazi, të shihet si pasuri.

Sepse në këtë paqe për të cilën të gjithë së bashku duhet të punojmë që të jetë një paqe që ia vlen të jetohet, pakicat nuk mund të jenë më burim dasie, por duhet të jenë ura që lidhin fatet tona drejt të ardhmes. Askush nuk duhet të ndjehet keq, askush nuk duhet të ndjehet në pozitë të vështirë dhe askush nuk duhet të ndjehet si i mallkuar nga Zoti pse në vendin e vet ka edhe pakica, por gjithkush duhet të ndjehet me fat që në vendin e vet ka edhe pakica.

Sepse mënyra sesi sillemi me pakicat, përcakton atë që ne jemi.

Për të qenë europianë deri në fund, nuk mjafton të flasim gjuhën e Brukselit, por duhet që t’i japim të gjithëve mundësinë që të flasin lirisht gjuhën e tyre. Duhet t’i japim të gjithëve mundësinë të mësojnë lirisht në gjuhën e tyre. Duhet t’i japim të gjithëve mundësinë që tek gjuha e tjetrit të ndjejnë jo kërcënimin, por fatin që kanë për të jetuar në një shoqëri të larmishme, me kultura të ndryshme, me tradita të ndryshme, me identitete të ndryshme, që përbëjnë mozaikun e Europës së Bashkuar, të cilës ne duam t’i bashkohemi, si një pjesë e munguar e këtij mozaiku.

Unë e di që është më e lehtë t’i thuash sesa t’i bësh gjërat. Ne shqiptarët e kemi me vend atë shprehjen që “nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë”. Por, kjo është sfida jonë! Dhe, aq sa nuk është e lehtë të ecësh përpara me projekte dhe programe afatmesme dhe afatgjata, aq kjo është e domosdoshme. Në këtë domosdoshmëri, për sa i takon gjithë shqiptarëve të Luginës, përfaqësimi në administratën publike duhet të jetë i plotë, mundësia për të qenë pjesë e jetës institucionale të këtij shteti duhet të jetë e plotë dhe rrugët që përmes përfaqësimit dhe jetës institucionale, projektet të bëhen realitet, duhet të jenë të gjitha të hapura. Sepse në të kundërt, deti mes fjalëve dhe veprave mbetet i pakapërcyeshëm. Dhe, në pamundësinë për të kapërcyer detin mes fjalëve dhe veprave, kemi parë se historia ka dëshmuar më shumë se një herë, këtu në Ballkan me qindra vjet, njerëzit zgjedhin natyrshëm t’i kthejnë kurrizin detit dhe të luftojnë me njëri- tjetrin.

Sigurisht që, çështjet e Luginës janë çështje që kërkojnë zgjidhje me shtetin dhe me institucionet e Serbisë. Por, shteti shqiptar nuk do të tërhiqet nga detyrimi i tij kushtetues për të qenë i angazhuar në mënyrë konstante që duke forcuar dialogun dhe bashkëpunimin me Serbinë të forcojë pozitën e vet për të mbrojtur dhe për të mbështetur aspiratat e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Serbisë. Unë nuk shoh asnjë arsye. Përkundrazi! E thashë këtë në takimin me Kryeministrin, e thashë këtë në konferencën për shtyp, dje, dhe ne do të vazhdojmë ta përsërisim këtë: “S’ka arsye që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë më pak mundësi, të kenë më pak liri, të kenë më pak të drejta se serbët e veriut të Kosovës”. Ashtu si dhe të gjithë minoritetet etnike apo kulturore në të gjithë rajonin tonë nuk mund më të diskriminohen për shkak të origjinës, nëse jemi të gjithë seriozë që kësaj mundësie fantastike, për të mbyllur një shekull konfliktesh dhe dasish dhe për të hapur një rrugë të re paqeje, t’i përkushtohemi jo me fjalë, por me vepra.

Duhet thënë hapur, qartë, sinqerisht, se reflektimi dhe plotësimi i të drejtave të shqiptarëve sipas standardeve europiane është një kriter i integrimit në Bashkimin Europian. Nuk mund të bëhemi dot pjesë e Bashkimit Europian si rajon, nëse çdokush në rajon nuk ndihet pjesë e projektit europian dhe nuk trajtohet si të ishte pjesë e Europës së Bashkuar. Ky i fundit është një element themeltar i kohës së re në rajon. Ndaj, jo për ne shqiptarët, por për të gjithë ata që e banojnë rajonin, ashtu si për çdo minoritet tjetër, çështja e Luginës së Preshevës është themeltare.

Nga ana tjetër, realizimi i lirive dhe të drejtave është fuqi e madhe që të dyja shtetet, apo shtetet mes tyre i japin vetes për të forcuar bashkëpunimin dhe për ta kthyer rrugën e një armiqësie të vjetër e sfilitëse për të gjithë, në rrugën e një miqësie të re, ku ka vend nën këtë diell për të gjithë dhe ku ka mundësi për secilin, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nënshtetësisë, të realizojë si njeri ambiciet e veta dhe të jetë i papenguar si njeri, për të marrë frymë dhe për t’i dhënë frymë, ëndrrave dhe shpresave të veta.

Dua t’i përgëzoj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, partitë politike shqiptare në Luginë për përfaqësimin në Parlamentin serb dhe në institucionet e këtij shteti.

Është një tjetër shembull që shqiptarët japin për të treguar se kanë vullnet për dialog aty ku ka hapësirë për dialog dhe se kanë vullnet për bashkëpunim me shtetin ku jetojnë, gjë që u jep automatikisht të drejtën që të kërkojnë jo më shumë, por shumë më shumë nga shteti ku jetojnë.

E nga ana tjetër, këtë e shoh si një mundësi që përfaqësuesit tuaj jua japin juve, duke u bërë përçues të ëndrrave dhe të aspiratave të brezave më të rinj dhe duke sakrifikuar pak nga vetvetja si qenie politike për t’i dhënë shumë qenies suaj këtu, si shprehje e një identiteti të pathyeshëm, të patjetërsueshëm dhe të paasimilueshëm.

Jemi në të drejtën tonë që të shpresojmë të gjithë së bashku, që politika në të gjithë komunitetet shqiptare të jetë diçka tjetër nga çfarë ka qenë tradicionalisht kur interesa të vogla, interesa palësh, interesa legjitime, por jo përfaqësuese të të gjithë interesit tonë të madh kombëtar, kanë mbizotëruar mbi interesat e njerëzve të zakonshëm.

Krijimi i Këshillit Kombëtar të Luginës mua më duket një dritë që tregon vazhdimin në drejtimin e duhur të rrugës për të dalë nga një tunel i gjatë. Duke i përgëzuar të gjithë aktorët dhe protagonistët e këtij Këshilli, unë dua t’u siguroj se bashkimi në këtë Këshill, jo vetëm e forcon, por e bën shumë më të arsyeshme forcën e shqiptarëve për të qenë kontributorë, por dhe përfitues në këtë shtet.

Dua të përgëzoj për bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë dhe misionit të OSBE-së me trupin koordinues të Republikës së Serbisë me komunat Preshevë, Bujanovc e Medvegjë dhe me fakultetin e Novisadit, që arritën të hapin paralelen e fakultetit ekonomik të Suboticës në Bujanovc, duke bërë një hap kuptimplotë në realizimin e të drejtave kolektive për arsim të lartë.

Dua të përfitoj këtu për ta konkretizuar atë që preku i nderuari miku im Ragmi Mustafa, se për të rejat dhe të rinjtë e Luginës, ne do të dyfishojmë kuotat në mjekësi dhe do të kemi kuota pa limit në të gjitha degët e tjera.

Ju e dini që ne po bëjmë një reformë rrënjësore në arsimin e lartë. Ju e dini që në kaq vite ne kemi arritur të kemi numrin më të madh të juristëve dhe të ekonomistëve për metër katrorë, në Europë, por kemi humbur shumë vite dhe kemi humbur shumë zanate. E për këtë arsye qeveria jonë është fokusuar shumë fort tek krijimi i një alternative për të rinjtë, alternativës së arsimit profesional, ashtu si në çdo vend normal të botës, në funksion të punësimit dhe në funksion të rritjes së dhuntive profesionale dhe sipërmarrëse të gjeneratës tjetër.

Nga ana tjetër, është e natyrshme që ne nuk mund të vazhdonim me një sistem të lartë arsimor që ishte kthyer në një industri prodhimi diplomash pa vlerë. Por të gjitha këto, aq sa vlejnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, aq edhe nuk mund të jenë arsye që kur kemi një ulje të arsyeshme kuotash, fjala vjen në mjekësi, për shkak të vetë kërkesës së fakultetit, kjo ulje kuotash të ndikojë për keq dhe t’i mbyllë rrugën kujtdo prej jush që kërkon të bëhet mjek, apo dhe në të gjithë nivelin e arsimit të lartë.

Kështu që, ndjehuni më shumë se me një derë të hapur. Jam i bindur se duke bërë këtë, ne do t’i japim mundësi kujtdo prej jush, që do të zgjedhë të arsimohet në Republikën e Shqipërisë që të mund ta bëjë këtë.

Nga ana tjetër, jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që ju keni këtu në Luginë për tekstet shkollore dhe e dimë edhe fondin e ndihmës së akorduar, bashkë me qeverinë e Kosovës, por kjo është shumë pak. Për këtë arsye bashkë me Kryeministrin Vuçiç, jemi fokusuar tek domosdoshmëria për ta parë me sy kritik gjendjen e infrastrukturës arsimore në Luginë dhe cilësinë e arsimit, kuptohet dhe tekstet. Do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë e Serbisë, do të bashkëpunojmë edhe me përfaqësuesit këtu që kjo situatë të ndryshojë. I kam kërkuar shprehimisht Kryeministrit të Serbisë, nëse duhet ta thoja këtu me zë të lartë që ai personalisht dhe qeveria serbe do të angazhohen personalisht për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe spitalore e për t’i dhënë fund odisesë së papranueshme të gjithë nënave të reja që për të lindur fëmijët duhet të ikin me dhjetëra e dhjetëra e dhjetëra kilometra larg. E shprehimisht më ka thënë “Po”. Shpresoj dhe besoj që ta mbajë fjalën se pastaj nuk dua që kur t’i them nuk e mbajte fjalën, të thotë është provokim.

Do të doja të flisja shumë. Besoj që është e kuptueshme, por nuk dua t’u mbaj shumë. Dua vetëm të shtoj dhe diçka. Ne Shqiptarët kemi shumë të drejtë që të jemi të padurueshëm. Kemi të drejtë të jemi në Shqipëri, pas shumë vitesh pritshmërish të mëdha dhe zhgënjimesh të mëdha që të kërkojmë gjithçka që na ka munguar, - dhe atë që na ka munguar në Shqipëri, nuk na e kanë bërë të tjerët, ia kemi bërë vetes. Kemi shumë drejtë në Kosovë që të jemi të padurueshëm dhe çdo gjë të shkojë vaj, që të mos ketë kriza institucionale, të mos ketë mosmarrëveshje, sepse vitet kalojnë shpejt. Kemi shumë drejtë, edhe më shumë të drejtë këtu, që të jemi të padurueshëm, - se takova me shumë kënaqësi disa të moshuar të cilëve iu iku jeta në këtë Luginë dhe zor se një ditë të bardhë e panë përveç lindjes së fëmijëve.

Ndërkohë që, ata që i përkasin gjeneratës së pas “Murit të Berlinit”, po bëhen për t’u martuar dhe kthejnë sytë dhe shohin veten si në kurth. Pra, ne, kemi shumë të drejtë të tregohemi të padurueshëm, por ktheni pak kokën mbrapa. Ku ishin shqiptarët në vitet ’90 dhe kush ndër ne mund t’i përfytyronte në vitet ’90 shqiptarët siç janë sot, në këtë rajon, me kaq shumë më tepër gjëra të bëra realitet dhe jo një rrugë këtu dhe një urë atje, por gjëra të mëdha.

E besoj se më të dëgjuar dhe më të respektuar se ç’jemi sot, nuk kemi qenë asnjëherë. Sigurisht, kjo nuk është për të ndaluar e për të thënë: “dakord, po durojmë”. Çdo gjë mund t’u kërkoj atyre vajzave dhe atyre djemve, por durim nuk ju kërkoj dot. Kanë të drejtë të jenë të padurueshëm.

Kjo është për të nënvizuar dy gjëra;

E para, pse shqiptarët ia kanë dalë edhe aty ku ndër më optimistët ndër ne nuk mendonin se do t’ja dilnin ndonjëherë, - që të kenë edhe një shtet tjetër? Sepse shqiptarët nuk kanë kërkuar kurrë diçka që i takon tjetrit. Sepse shqiptarët nuk kanë rënë kurrë në kurthin e atij nacionalizmi që e bën njeriun, por që mund ta bëjë edhe një vend të tërë, të verbër, për të hapur luftëra, jo për lirinë e vet, por për të mos ta lënë tjetrin të lirë.

Dhe, sepse shqiptarët kanë ditur instinktivisht si popull, si komb, të dallojnë rrugën qorre të nacionalizmit primitiv me rrugën e patriotizmit europian. E nëse sot shqiptarët janë në këtë pozitë të gatshëm për të shkuar më tutje, por dhe të fortë për ta përballuar më tutje, vetëm një gjë s’duhet ta harrojmë. Kjo ka ardhur si rezultat i të qenit njerëz të besës me aleatët tanë të mëdhenj strategjikë SHBA-të dhe BE.

Prandaj, duke ia njohur gjithkujt të drejtën edhe të dalë mendsh, sepse është e drejtë e njeriut dhe kjo, nuk mundet të shkojmë pas askujt që del mendsh dhe na thotë: “shiko se ka një rrugë më të shkurtër”. Se rruga më e shkurtër thotë populli shqiptar të nxjerr gjithmonë gjatë.

Rruga jonë është përpara. Rruga jonë është e drejtë. Nëse sot ne kemi të drejtën të ndjehemi mirë kur shohim nga kemi ardhur dhe të ndihemi jo mirë kur shohim ku duam të shkojmë, atëherë duke marrë dhe lexuar si duhet historinë që na solli deri këtu, le të bëjmë së bashku histori për të shkuar aty ku duam dhe ku do të shkojmë me siguri.

Faleminderit!

See More

Fjalimi prekës i Ramës në Luginën e Preshevës

"Liria dhe të drejtat e çdo shqiptari, kudo ku jeton, janë të paprekshme dhe si të tilla duhet t’i mbrojë pavarësisht vështirësive që ka mbrojtja e tyre dhe pavarësisht pengesave që gjejmë sëbashku, në rrugën për t’i garantuar ato."

Publikuar më 11.11.2014 | 17:59

...Continue Reading
Image may contain: 13 people, people on stage and indoor
Edi Rama

PER TEJKUFINJTE E GJENERATES TJETER

“Do të udhëtojmë bashkë, të gjithë, ose nuk udhëtojmë. Pa përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk nisemi – sot, ...as nesër, asnjëherë. Kështu mendojmë të gjithë. Vetëm Bashkë,” tha profesor Rexhep Qosja, një prej anëtarëve të delegacionit, pak para se i gjithë delegacioni bashkë me luftëtarët e lirisë, përfaqësi e miliona zemrave shqiptare me plotë besim në të drejtën e madhe, qoftë dhe të vonuar, të ndërmerrte në orët e fundit të shekullit të vjetër udhëtimin, që ndryshoi përgjithmonë rrugën drejt të sotmes dhe bëri që shekulli i ri i shqiptarëve të lindë me këmishë.

Më këmishën e fatit të bashkimit, pas një shekulli të vjetër që na çau në mes dhe mbajti të ndarë përdhunisht mes dy vendesh, dy diktaturash, dy rrugësh verbërisht paralele me të keqen e madhe sa një shekull midis tyre.

Me këmishën e një bashkimi fatlum, që tragjedinë e përhershme shqiptare, kufijtë, i kthen qysh prej lindjes së këtij shekulli në frymëzimin tonë për të qenë pjesë aktive e rikrijimit të kontureve të botës, siç e njohim dhe siç e ëndërrojmë, njëkohësisht.

Me këmishën e bashkimit, që tani më na mundëson ripërkufizimin e hapësirës shqiptare, si hapësira tejkufitare e gjeneratës tjetër. Paraardhësit e të cilës jetuan në dy shtete, që prodhonin një pamundësi të madhe, kurse sot i mban sytë nga ne, që së bashku si dy shtete t’i jetësojmë çdo ditë një mundësi të re.

Fort e nderuar Presidente e Republikës së Kosovës,

Fort i nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,

I dashur mik e vëlla zoti Kryeministër,

Të dashura motra dhe vëllezër, deputete dhe deputetë të këtij Kuvendi,

Shumë të dashur bashkatdhetarë, të kësaj ane të hapësirës shqiptare,

Ju falenderoj me përulësi për nderin e madh që më bën mikpritja juaj. Vij sot tek ju me peshën e rëndë të përgjegjësisë që ndjej si kryeministër i sapo dekretuar i Shqipërisë, prej vetëdijes së sfidave të mëdha të kohës që ka filluar në rajonin tonë, me firmosjen e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë.
Vij sot përpara jush me të gjithë admirimin tim për sesi ju protagonistët e gjallë të historisë së Luftës Çlirimtare kundër fashizmit serb u bëtë edhe protagonistët e dialogut dhe të paqes me fqinjin serb.

Vij, sot, këtu, edhe me respektin tim të madh për çka keni ditur dhe arritur të bëni për Kosovën, në 5 vjet shtet dhe pavarësi në vendimmarrje. Por, edhe me disponimin më të plotë për të mësuar prej jush tanimë që e keqja e ndarjes nuk është më në mes të dy rrugëve tona, por rruga jonë është e bashkuar drejt Familjes Europiane. Në një rajon ku do të varet shumë prej nesh sa do të përfitojë Shqipëria dhe Kosova, por dhe krejt Ballkani Perëndimor, prej kohës së re.

Më lejoni t’jua u them me zemër të hapur se nuk jam këtu për vazhdimin e retorikës së dashurisë së shtetit amë ndaj shteti bijë. Po për fillimin e një aleance strategjike themelore e kryesore mes të barabartësh të Shqipërisë me Kosovën, për t’i kthyer mundësitë e jashtëzakonshme të kohë së re në sukses dhe zhvillim për qenien tonë të pandarë në rrugën e bashkuar të Europës.

Kjo qenie, që s’mund të sillet më si e ndarë as brenda vetes jo e jo, por as me të tjerët përreth, për shkak të disa vijave kufitare, por duhet të mendojë dhe vrapojë e pakufizuar prej atyre vijave për të çliruar energjitë të reja krijuese dhe bashkëvepruese nga bashkëveprimi.

Në një copë nga muri nga muri famëkeq, i ndarjes së një populli për së gjalli vendosur në postbllokun Check Point Charlie në Berlin,- Berlinit do t’i mbetemi përjetë mirënjohës për shtysën frymëzuese që na dha kundër diktaturës komunistë në Shqipëri, por padyshim dhe për ekzistencën e Kosovës sovrane,- shkruhet: “Çdo mur është një sfidë.”

Kujtimi i atij Muri ne na kujton kufirin mes nesh. Se shmangim dot. Një shekull ndarës në mes nuk shlyhet dot prej mendjes edhe pasi ai shekull vdes. Ndaj sa herë kaloj aty apo u kthehem mes kujtesës atyre germave të mbetura në postbllokun Check Point Charlie unë lexoj, “çdo kufi është një sfidë.” Por me sytë e të sotmes kufirin mes dy shteteve tona nuk e shoh si sfidën për t’u kapërcyer, por si pjesë të një tërësie referencash botërore dhe historike me një hapësirë lirie dhe demokracie të qëndrueshme. Dhe kjo hapësirë nuk mund asesi të jetohet e ndarë për shkak të një vije të padukshme. Europa e Bashkuar m’u si ajo e Rilindjes Europiane, shkruan Liza Hopkins tek Kufijtë Shekspiran, s’do të ketë veçse kufij natyrorë, dete, lumenj, liqene, pyje dhe lartësi malore. Ndaj më duket se atë vijë të padukshme, kufirin tonë mund ta shoh dhe ta propagandojë si pengesë për të ardhmen e përbashkët vetëm kush nuk di se ç’të bëjë pa të. Kufiri është e djeshme, e ardhmja s’ka kufij. Që e djeshmja të mos na kushtëzojë të ardhmen ka vetëm një gjë për të bërë me vijën e padukshme; të mos e shohim. Po njësoj një gjë mbetet për t’u bërë, me ata që merren me kufirin që të na kushtëzojnë vizionin dhe rrugën e të ardhmes me retorikat nacionaliste të të shkuarës; të mos i dëgjojmë. Le të përjetojmë bashkërisht të ardhmen në hapësirën shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës përmes projektesh që nuk ndalen as tek kufiri mes tyre jo e jo, po as tek kufijtë me fqinjët, gjithashtu.

Mezi e pres, pas dakordimit me kryeministrin e Kosovës, mbledhjen e parë të përbashkët të dy qeverive në Prizren dhe miratimin e axhendës së saj, bashkërisht, për të diskutuar projekte konkrete të hapësirës shqiptare pa kufij. Po aty do të miratojmë edhe kthimin e kësaj praktikë të re, në një praktikë të bashkëqeverisjes strategjike përmes mbledhjesh që do të mbahen rregullisht, të paktën çdo gjashtë muaj.

Ne e shohim këtë instrument si nevojë të madhe të kohës. Inercia e vjetër e marrëdhënieve të mishëruara në mbështetjen absolute të Kosovës nga diplomacia jonë, si dhe në vizita vëllazërore për festa dhe tituj nderi dhe ndonjë inaugurim, do t’ia lërë vendin një faze të re bashkëpunimi strategjik në shumë plane. Aq më tepër, tanimë, kur Kosova gjendet në një stad të ri si shtet, si prani rajonale, si realitet demokratik ndërkombëtarisht i vlerësuar.

S’ka fare pikë dyshimi se mbështetja absolute e Kosovës në rrafshin diplomatik do të vijojë të mbetet e tillë dhe ne do ta intensifikojmë përpjekjen e shtetit tonë, qoftë për të nxitur njohjet e reja të shtetit tuaj, qoftë për të mbështetur përshpejtimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët e Kosovës.

Sigurisht, nuk do të kursehemi në këmbimin e vizitave vëllazërore dhe as në pjesëmarrjen në festa apo ceremoni të rastit, të cilat janë gjithnjë kënaqësi e dyanshme, sidomos në festat e mëdha. Por unë dua të ndaj me ju bindjen se koha e re që ka filluar për rajonin mbas dialogut mbresëlënës dhe marrëveshjes të nënshkruar me vizion dhe kurajë prej jush, mes Kosovës dhe Serbisë, na sfidon të mobilizojmë imagjinatën dhe të koordinojmë përpjekjet për t’u bërë pjesë e një historie të re të zhvillimit rajonal, duke nisur sa më parë me njëri tjetrin dhe duke e nxitur bashkërisht edhe me të tjerët përreth. Le ta konceptojmë zhvillimin tonë energjetik si një instrument për sigurinë energjetike të hapësirës shqiptare dhe t’i shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë tonë, të bashkuara, në këtë fushë në të mirë të të gjithë konsumatorëve tanë.

S’do të isha i drejtë po të mos e përmendja këtu, fillimisht, punën e mirë të paraardhësit tim, kryeministrit Berisha, si pjesë e lobit të qeverive mbështetëse të projektit TAP. Ndërkohë që, dua t’ju siguroj se ne do të shkojmë ende më tutje duke bërë çdo përpjekje, që kjo linjë strategjike gazi, që do të kalojë edhe nëpër Shqipëri për t’u ngjitur lart në Mal të Zi, Kroaci e më tej, të ketë me patjetër edhe një degëzim në Kosovë.

Le të mos humbasim më kohë për të projektuar sistemin e unifikuar të arsimimit sipas standardeve më të larta të arsimimit bashkëkohor dhe në funksion të zhvillimit të së ardhmes së përbashkët.

I kam thënë kryeministrit tuaj, se Ministrja jonë e Arsimit nuk do të vijë këtë fillim viti shkollor në Kosovë për të prezantuar Abetaren e përbashkët të radhës. Sepse skeçi propagandistik, i çdo vjeshte, që Tirana vinte në Prishtinë për Abetaren e përbashkët, duhet t’ia lërë vendin punës së përbashkët, shumë serioze, për një sistem të përbashkët serioz arsimor, nga hyrja e shkollës fillore deri tek dalja e universitetit.

Le të gjejmë sa më parë rrugën e duhur për një strategji mbarëkombëtare për bujqësinë, ku shfrytëzimi i potencialeve që ka hapësira shqiptare nëpërmjet koordinimit mes dy shteteve do të sillte shpërndarje rajonale të zgjuar të prodhimit, zgjerim të rrugëve të prodhimit dhe rritje të të ardhurave nga prodhimi këtej dhe andej kufirit. Më lejoni ta them, se ne do t’i japim fund patatofobisë nga ana jonë, e cila ka shkaktuar në kufi luftëra doganore sa të dëmshme aq edhe qesharake mes nesh. Le ta nxisim bashkërisht sa të jetë e mundur jo vetëm me fjalë, po me politika reale rritjen e sasisë të prodhimeve bujqësore, të njëri tjetrit, që konsumojmë reciprokisht. Por, fatkeqësisht, nuk ka qenë vetëm patatja viktimë e ngushtësisë së horizontit të derisotëm të bashkëpunimit mes nesh. Janë plot raste e mallra të kësaj ane që kanë ngecur pa kaluar dot në atë anë. Prandaj, ne jemi të gatshëm që të realizojmë bashkimin doganor. E di që nuk është fjalë goje dhe nuk mjafton vetëm dëshira, pasi ky bashkim ka dhe implikime të disfavorshme, të natyrës financiare në një moment të parë, por që duhet zgjidhur në një kontekst më të gjerë.

Por le të ngremë një grup pune të përbashkët për këtë çështje. Një përmasë lirie dhe konkurrence për biznesin shqiptar në krejt hapësirën shqiptare është një përmasë që, padyshim, na mungon.
Ndërkohë që, nuk duhet humbur aspak kohë tashmë për njehsimin e ofertës turistike të hapësirës shqiptare. Kjo, në fakt, mendoj se është një nga punët më të bukura për t’u bërë. I ngjan një prekjeje me dorë të një copëze të Europës së Rilindjes, apo të Shqipërisë së mendjes së rilindësve, ku hapësira jonë nuk ka kufijtë që u njohën, që njohëm më vonë me shumë dhimbje, po ka kodrat, brinjat, fushat, lumenjtë si referenca dhe vlera lokale, si frymëzime të larmishme. E, të mos harrojmë ofertën e njehsuar turistike me Kosovën. Shqipëria ka pasur dikur, përpara luftës, në kohën e një mbreti që për hir të së vërtetës nuk bëri veç punë të këqija për vendin tonë, por prej të cilit, ne në Shqipëri në qeverisjen e tërë këtyre viteve, nuk arritëm të mësojmë asgjë më të mirë sesa shembullin e forcës brutale ndaj kundërshtarëve të vet. Le të më mirëkuptojnë këtu admiruesit e vet, që nuk po e përmend këtu emrin e tij, sepse nuk shkon të përmendet emri i vrasësit në shtëpinë e të vrarit.

Në një botë si asnjëherë më parë të ndërlidhur, ku hapësira e marrëdhënieve rikrijohet në vazhdimësi, dhe është jetike të mos e vjetrojmë kohën e re duke zgjatur kohën e vjetër, nuk kemi pse kompleksohemi nga asgjë dhe asnjëherë nga fyejt e retorikës nacionaliste. Prandaj, ta bëjmë realitet edhe Traktatin e Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është një kornizë ndërkombëtarisht e aprovuar bashkëpunimi mes shtetesh, e cila nga njëra anë asgjëson çdo bazë spekulimi jo dashamirës për intensifikimin e këtij bashkëpunimi, por nga ana tjetër na ndihmon për një gjë ende më të rëndësishme. E vendos edhe Kosovën bashkë me Shqipërinë në qendrën e trekëndëshit të partneritetit strategjik të Shqipërisë me Turqisë, Greqinë dhe Italinë.

Kësisoj, bashkërisht, rikonceptojmë rolin e Shqipërisë dhe Kosovës, në rajon dhe më tej, duke përputhur vizionet dhe mundësitë tona, në interesin më të mirë të një hapësire shqiptare të fuqizuar. Një hapësirë, absolutisht, jo e shkëputur nga rajoni i Europës Juglindore, por si pjesë e strategjisë së stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë të rajonit dhe Europës.

Dhe, padyshim në sinkron të përbashkët dhe të përhershëm me liderin botëror e partnerin e djeshëm, të sotëm e të ardhshëm të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për më tej e padiskutueshme është gatishmëria jonë për krijimin e një Komiteti Ndërshtetëror Shqipëri-Kosovë me qëllim përafrimin e legjislacionit në dy kahe; Legjislacionit tregtar mes njëri tjetrit, legjislacionit me Bashkimit Europian.

Nëse Bashkimi Europian i ka sytë nga ne, nga rajoni, veçanërisht për arsye që lidhen me konfliktet e së shkuarës, ne sot në këtë kohë të re bashkërisht me shqiptarë, serbë, malazezë, maqedonas, sigurisht edhe grekë e kroatë që së fundmi janë bërë edhe anëtar të BE, duhet t’ia drejtojmë sytë atij bashkimi në vijimësi për projekte që lidhen me zhvillimin drejt së ardhmes.
Bashkëpunimi rajonal i pambështetur me projekte strategjike për rimëkëmbjen ekonomike të të gjitha vendeve tona dhe lidhjen e rajonit tonë me Europën, si një zonë ekonomike e zhvilluar do të vazhdonte të mbetej tërësisht jo efektiv. Ne nuk e kemi këtë luks. Asnjë vend i rajonit nuk e ka këtë luks. Të gjithë po e kuptojnë këtë. Ne shqiptarët duhet të këmbëngulim shumë fort për këtë.
Rrjedhimisht, na duhet t’i japim një shtysë të re bashkëpunimit rajonal përmes gërshetimit të objektivave të Europës Juglindore 2020 me projektet e axhendës Europa 2020.

Mos harrojmë edhe se bashkëpunimi i frytshëm rajonal ka ndikim të drejtpërdrejtë në përmbushjen e kritereve ekonomike, që secili nga vendet tona ka për detyrë të realizojë në funksion të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ministritë tona të jashtme duhet edhe të marrin një rol të ri në këtë drejtim, një rol të përbashkët.

Miq të shtrenjtë! Në Europën bashkëkohore, dhe më tej në botë, nga shumë të tjerë, debatohet mbi qytetarinë e tejkufijve. Që është edhe qytetaria e brezave të ardhshëm europianë. Asaj qytetarie duhet t’u përkasë edhe gjenerata tjetër shqiptare, sepse atyre brezave iu përkasin edhe brezat e gjeneratave të tjera të shqiptarëve, të cilave ne do t’u ofrojmë një hapësirë shqiptare të rikrijuar, veçanërisht përsa i përket kulturës qytetare demokratike. Dhe, nuk e shmangim dot. Kjo është në radhë të parë përgjegjësi e jona, e përfaqësuesve të zgjedhur të shqiptarëve në të dyja parlamentet dhe në të dyja qeveritë. Që, duhet, jo vetëm të duam, por dhe të dimë të jemi në gjatësinë e valës së brezave shqiptarë. Ndjehem mrekullisht mirë për njerëzit tanë kur shoh me ç’forcë të shpejtë të imagjinatës krijuese dhe ç’fuqi imponuese menaxheriale talentet shqiptare të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë i kanë kaluar tejkaluar tash sa kohë kufijtë kombëtarë duke krijuar frymë, bashkim, treg dhe duke na sfiduar ne politikanëve.

S’kanë të krahasuar skenat e shfaqet e dikurshme në Tiranë pa zërat, ritmet veshjet e artistëve të njohur apo talenteve të reja të Kosovës, me spektaklet e sotme ku dhe vetë tingëllimi i ndryshëm në të folurin e shqipes zgjeron frymëmarrjen e hapësirës së bashkuar.

I paharrueshëm për mua rrëfimi i një prindi në Preshevë. “Kur shihja në fillim ‘Portokallinë’ në Top Channel nuk kuptoja asgjë. Pastaj më vonë, do kohë më vonë filloj me ma shpjegu fëmija im 10-vjeçar që e kapi shumë shpejt shqipen tuaj”. Mbresëlënës “DOKUFEST” në Prizren, që do më falni për injorancën time lidhur me të, por e mora vesh vetëm këtë vit se ekziston. Ndërkohë që, ne nuk kemi miq të dashur, jo vetëm ne shqiptarët, nuk e kemi në asnjë mënyrë, luksin që të mos dimë andej se çfarë ndodh këtej dhe anasjelltas, kur vjen puna tek ngjarjet kulturore dhe artistike. Sepse as andej dhe as këtej nuk u japim dot dhe jo vetëm të rinjve, po krejt dashamirësve të kulturës aq shumë jetë kulturore sa të mos konsumojmë të mirat shpirtërore në anën tjetër.

Prandaj, na duhet një kalendar i përbashkët vjetor, i ngjarjeve kulturore, me një politikë kulturore binjake, duke marrë shembull nga organizimet e pavarura të jetës kulturore artistike dhe duke u bërë mbështetës shumë organik të protagonistëve të asaj jete. Në këtë perspektivë si mund të vazhdojmë ta lëmë jashtë bashkëpunimin tonë të sportit, si element themelor i qytetarisë së brezave të rinj të Europës ku duam të bashkohemi. Si një fushë, ku potenciali i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të kthehet në burim projektesh, që me shpejtësi mund dhe do të vihen në jetë. Në Shqipëri ne do ta përfshijmë sportin në krejt sistemin e arsimit dhe sigurisht në sistemin tonë universitar. Duke i hapur rrugë kampionateve, disiplinave të ndryshme sportive midis universiteteve. Nëse flasim për sistem të unifikuar arsimor asgjë nuk na pengon të nxisim edhe organizimin e kampionateve të përbashkëta universitare. Po ashtu asnjë nuk na pengon të shkojmë më tej me sportin duke organizuar Super Kupën e Flamurit Kombëtar, në rang skuadrash profesioniste, në futboll, se në basketboll nuk jemi më aq mirë sa kemi qenë.
Po për tej masivitetit që sjellin aktivitetet kulturore a sportive për të cilat fola, qëndrojnë sot në hapësirën e tyre të rrënimit të vazhdueshëm shkenca dhe gjuha.

Akademia e rrënuar e shkencave në Shqipëri është shëmbëlltyra më bërtitëse e gjendjes alarmante ku ndodhemi.
Lejomëni që t’ju drejtohem nga kjo foltore studiuesve shqiptarë në Prishtinë, Tiranë por edhe gjetkë akoma duke i pyetur, a nuk është koha për t’i bashkuar forcat, eksperiencën, potencialin tonë kombëtar në dije dhe shkencë, duke ngritur një Institut Shqiptar të Shkencës, pa kufij, pa paragjykime, pa ndikime politike, në mbështetje të plotë të dy qeverive tona. Të dyja, të interesuara, tërësisht, që shkencën të mos e bëjë politika po dijetarët dhe historinë të mos e shkruajnë pushtetarët, por historianët. Le ta bëjmë pushtetin vulnerabël përpara dijes. E, jo anasjelltas siç po ndodh prej vitesh në Shqipëri. Duke sjellë bashkërisht më afër, përmes një institucioni të kësaj natyre dijetarët e hapësirës sonë dhe qindra shkencëtarë shqiptarë, që na nderojnë nëpër botë, ne e kalojmë gravitetin e shkencës nga pushteti politik i padijes tek dija e pushtetshme e njerëzve të shkencës. Por, sigurisht bashkëpunimi ynë në fushën e dijes dhe të shkencës do të mbetej i cungët pa u futur si gjaku në të, bashkëpunimi për melodinë e të përditshmes sonë dhe zërin e Rilindjes sonë; gjuha shqipe. Asaj që na vjen siç Martin Camaj i thotë: “Udhtimë e gjatë e gjatë në kohë. Ushtimë e gjatë e gjatë ndër veshë.”

Kjo ushtimë në trupëzimin e saj të shkruar po përjeton ditë të vështira dhe përditë më kërcënuese. Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që u zhvillua në Prishtinë, më pak se një muaj më parë, ishte një aktivitet për t’u lavdëruar dhe për t’u mbështetur, në vazhdimësi. Por, sa pak për ne dhe mes nesh. Ndërkohë që brenda nesh, në mekanizmin e gjuhës sonë kanë hyrë dhe po depërtojnë mes kockës mikrobe shumë të rrezikshme. Sigurisht, nuk jam unë, nuk jemi ne njerëzit e politikës që duhet të japim recetat, sepse dihet ç’mund t’i bëjnë historisë dhe gjuhës së një populli doktorët e politikës: Vetëm keq.
Ne veç mundemi dhe duhet ta mbështesim botën e shkencës dhe të dijes duke mos u kursyer për të garantuar hapësirat demokratike dhe për t’u krijuar kushtet që u duhen njerëzve të asaj bote.

Nuk mundet veçse ta marrim seriozisht veprimin e përbashkët sa më të shpejtë në këtë perspektivë themelore, që na kujton më shumë së çdo gjë parëndësinë e kufijve në trojet shqiptare, duke na i sjellë ato, kufijtë natyralë, malet, fushat, lumenjtë, si një pasuri e pafund tingujsh shqip.

Por, padyshim, s’ka vetëm tinguj shqip në trojet tona. Veçanërisht, këtu në Kosovë, ku mohimet e dhunshme brez pas brezi, që iu janë bërë shqiptarëve duke i trajtuar padrejtësisht si pakica, i kanë bërë shqiptarët të plotvetëdijshëm për të drejtat e pakicave dhe vetë Kosovën vendin kuptimplotë për të folur për të drejtat e pakicave. Për të folur, në radhë të parë, për nevojën për të mbrojtur bashkërisht bashkëkombësit tanë, që në të tjera troje përreth përballen me mohim, pandjeshmëri apo dhe diskriminim. Jo duke i keqpërdorur si subjekte fjalimesh politike, që ushqejnë oxhakun e vjetër të nacionalizmit ballkanik, po duke u kujtuar vijmësisht të tjerëve detyrimet e tyre dhe duke i plotësuar, paqësisht, me këmbëngulje, detyrimet tona si shqiptarë ndaj shqiptarësh.

Kushtetuta aktuale e Republikës së Kosovës përbën një model të avancuar të mbrojtjes së të drejtave të pakicave. Sidomos, të drejtat e serbëve që këtu në Kosovë trajtohen si kategori kushtetuese, ku gjuha e tyre është zyrtare, trashëgimia kulturore-historike dhe fetare është e mbrojtur, madje më mirë se vet trashëgimia jonë në hapësirën shqiptare. Por, janë garantuar dhe një sërë të drejtash në arsim, shëndetësi dhe vetadministrimin lokal, që është kënaqësi të thuash, se u a kanë lakmi pakica të tjera në rajon. Sepse, kjo i bën nder shtetit të Kosovës, ju bën nder shqiptarëve të shekullit të ri në rrugën e bashkimit të tyre me Europën. Por, nuk është aspak kënaqësi të shohësh se të tjerët janë shumë larg Kosovës. Kjo na jep të gjitha të drejtat që t’u kërkojmë të tjerëve të njëjtën gjë, me forcën e shembullit jo me shembullin e forcës. Pakicat për ne janë ura jo hendeqe, pasuri jo problem, ardhmëri jo pengesë.

Dhe teksa flas kam, posaçërisht, para syve shqiptarët e Preshevës. Presheva puq kufirin e tre shteteve. Ky fakt gjeografik nuk duhet ta skajojë, por duhet ta kthejë Preshevën në shembull qendror të progresit rajonal, përsa i përket të drejtave dhe mirëqenies së pakicave. Përse të mos bëhen të drejtat e pacenuara dhe mirëqenia në Luginën e Preshevës dhe në Veriun e Kosovës lajtmotivi i epokës së re për rajonin që u hap me firmosjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, këtë vit.

Serbisë dhe Kosovës, për ta thënë me fjalët e Kadaresë, nga “shfrytëzimi i mosharresës” apo “arsyet apo mosarsyet e kujtesës,” që qëndrojnë në themelet e Europës së Bashkuar, i takonte të hapnin një epokë të re. Po, besoj, se dhe në Serbi, njësoj siç është gjendur edhe në Kosovë, duhet të gjendet deri në fund forca për ta materializuar potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj epoke të re, duke krijuar në radhë të parë besim reciprok. Askund më mirë se në këto dy drejtime, Veriun e Kosovës dhe Luginën e Preshevës nuk mund të vihet ura e parë e besimit të ndërsjelltë.

Unë e rinënvizoj gatishmërinë e qeverisë së Shqipërisë që ta çojmë përpara këtë epokë, së bashku me serbët dhe të gjithë të tjerët pa dallim.

Gatishmëria jonë, aq sa ka lidhje me bashkëpunimin rajonal ka të bëjë dhe me përpjekjen dhe punën tonë të përbashkët, Shqipërisë dhe Kosovës, për të jetësuar një politikë shumë të qartë në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në rajon.

Parësore në këtë kontekst janë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, jo domosdoshmërisht veç për shkak të madhësisë së popullsisë shqiptare atje. Sepse, unë mendoj se qasja shtetërore që mbizotëron në kapitullin tonë të ri na imponon qenien tonë pranë shqiptarëve kudo janë, pa menduar sa janë.

Si promotorë thellësisht të angazhuar të paqes dhe stabilitetit në rajon, ne jemi thellësisht të ndjeshëm për integritetin e ekzistencën dhe thellësisht të interesuar për mbarëvajtjen e Maqedonisë. E cila, e ka bazën në ekuilibrin dhe marrëdhëniet ndërmjet popullit shqiptar dhe atij maqedonas. Por, është shqetësues rasti i shqiptarëve në Maqedoni. Në mënyrë të veçantë për shkak të rasteve të moszbatimit të marrëveshjeve të bëra me ndërmjetësimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, apo të mosfunksionimit të mekanizmave të dala nga këto marrëveshje.

Më tej është respekti për vetveten, i cili ekziston tek ne si i pandashëm me respektin ndaj ndjeshmërive të partnerëve tanë të përhershëm dhe aleatëve tanë strategjikë, që na bën të mos lemë kurrsesi pas krahëve, por t’i japim energjinë, vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë e duhur edhe trajtimit të çështjes çame. Padyshim, sipas frymës së Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë.

Synimi ynë, që besoj gjen dhe mbështetjen tuaj, është që kjo çështje, të trajtohet në përputhje me normat e gjithëpranuara të së drejtës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Duke i dhënë rëndësinë dhe seriozitetin që i takon, pa e lënë të bëhet përçapja e përçartja e nacionalistëve profesionistë.

Në fund, por jo për nga rëndësia, dua të ndaj me ju gatishmërinë për të punuar bashkë me krejt faktorin politik të Kosovës në forcimin e kohezionit të faktorit politik shqiptar në rajon. Në këtë drejtim, besoj se ne duhet të kemi si përparësi tonat; gjithëpërfshirjen pa asnjë përjashtim; dialogun pa asnjë diferencim; bashkëpunimin pa asnjë paragjykim. Në zemrën e Europës fizikisht, ne duhet të mësojmë të jemi brenda saj realisht.

Kjo do të thotë, së pari, të mësojmë nga historia jonë që flet shumë për përplasje mes njëri-tjetrit, për mosrespektim të njëri-tjetrit dhe të institucioneve që i ngremë vetë dhe i prishim vetë dhe për mungesë të thellë bashkërendimi në çështje jetësore për kombin tonë. Mendoj se kapitulli i ri që po hapim na detyron, gjeneratat e tjera na e kërkojnë, eksperienca dhe kapitali kulturor, politik e social na imponon dhe pjekuria e popullit tonë tashmë e do: Të ndërveprojmë dhe bashkrendohemi në funksion të mirëqenies të secilit prej bashkëkombësve tanë pa asnjë dallim; të demokracisë që duhet të ketë kuptim kudo njëllojtë për shqiptarët; vlerësimit siç i takon një momentumi historik të pakthyeshëm për shqiptarët dhe gjithë qytetarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë;dhe asaj që presidenti Keneddy i thoshte “paqe që ia vlen të jetohet.”

Janë një shembull i njohur takimet e politikanëve apo përfaqësuesve politikë që i përkasin të njëjtës kulturë, gjuhe apo origjine si ato të frankofonëve, kroatfolësve, turqishtfolësve e me radhë.

Ndaj si një hap të parë konkret në rrugën e kohezionit të faktorit politik shqiptar unë ju ftoj që këtë vit të parë të shekullit të dytë të Pavarësisë të mblidhemi në Vlorë, përfaqësuesit shqiptarë nga të gjitha trevat, për t’i dhënë jetë një Forumi Mbarëkombëtar, të përvitshëm.

Hapat konkretë drejt kohezionit të të gjithë faktorit politik dhe ecja, që nga fillimi bashkë, në këtë epokë të re për rajonin, e përsëris pas mbylljes përfundimtare të konflikteve me marrëveshjen e Kosovës me Serbinë, përbëjnë mundësinë kolosale që na jepet për të tejkaluar kufijtë.

Ato më të vështirët në fakt:

Kufijtë që kanë lidhje me shëndetin e demokracisë për shqiptarët;

Cilësinë e jetesës së tyre aty ku ata jetojnë;

Të nesërmen e gjeneratave tjetër të shqiptarëve, që i kanë sytë ka nga ne, po dhe të asaj që do të vijë pas saj.

Po sot, ne s’mundemi të mos mbajmë mbi supe përgjegjësinë e kësaj të ardhmeje, që besoj ne e dimë fare mirë si nuk duhet të jetë. Por, vetëm bashkërisht, mund t’a bëjmë siç përpjekja shqiptare tashmë shekullore e meriton këtë ta ketë.

Është e vërtetë që ka një vijë kufitare me nesh, të cilën ne do ta respektojmë bashkarisht, si simboli më të madh bashkëkohor të një bese shqiptare dhënë miqve dhe partnerëve tanë më të ngushtë ndërkombëtarë, po dhe shëmbëlltyrën më kuptimplotë të pjekurisë së popullit tonë në kohën e re të Europës dhe përgjegjshmërisë të çdo shqiptari e shqiptareje përballë të ardhmes së vet.

E nderuar Presidente e Kosovës,
I nderuari Kryetar i Parlamentit,
I nderuar Kryeministër i Kosovës,
Të nderuar deputetë të Kosovës,
bashkudhëtarë në hapësirën shqiptare të tejkufinjve,

Në emër të një historie, që prej titullit të ditarit të Rexhep Qoses, me pjesë nga i cili fillova fjalën në këtë Kuvend, do ta quaja histori të “paqeve të përgjakshme;”

dhe në emër të një të shkuare e cila na përballi dhe me diktatorë, që siç thuhet në fjalimin e famshëm të Charlie Chaplin tek "Diktatori i Madh," çlirojnë vetveten, por robërojnë popuj:

Le t’i kthejmë kufijtë mes nesh dhe rreth e rrotull në forca që ndrydhin të shkuarën diktatoriale brenda nesh dhe fuqizojnë popujt e çliruar prej diktaturave; në porta që ndajnë hapësira pushtetesh, por bashkojnë forca shtetesh; në referenca përgjegjësie për ne, por lirie për shtetasit tanë.

Le t’i krijojmë gjeneratës tjetër hapësirën e tejkufijve. Se, sinqerisht dhe realisht, për ata s’ka kufij, përveç kufijve që frika dhe pazotësia jonë do t’ju impononte si trashëgim.

Ndaj, duke ju falenderuar për ftesën, vëmendjen dhe kohën e kushtuar, gjej rastin t’ju shpreh admirimin e madh juve dhe çdokujt kontribuoi për Kosovën e lirë e sovrane, bashkë me respektin e posaçëm për modelin rrezatues të kundërshtisë së mirësjellshme me njëri tjetrin që keni krijuar në këtë Kuvend.

Dhe, me emocionin e papërshkrueshëm së qeni si Kryeministri i Shqipërisë para jush, për kapitullin e ri që shpresoj të hapim, dua ta them m’u ashtu siç e tha Faik Konica, si gjithnjë më bukur se askush kur foli shqip, në fund të përshëndetjes së vet më 7 Maj 1921 përpara një grupi atdhetarësh, Mbetem i Juaji me Besë.

Ju falemnderit!

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Kosovës

See More

Partia Socjaliste Rrethi Sarande ju uron te gjithve Gezuar Vitin e Ri 2014.Qofte ky nje vit i begate per te gjith ju.

Partia Socialiste Rrethi Sarande i shpreh ngushellimet e sinqerta familjes Olldashi.

Edi Rama added 28 new photos to the album: MBETEM I JUAJI ME BESE.

Ditë e paharrueshme në Kosovë. Faleminderit mikpritësve për mjedisin familjar që na krijuan dhe jam i bindur që do të bëjmë gjëra të mira

Image may contain: 2 people
Edi Rama

Intervistë me Mehmet SUMER për televizionin turk TRT

Partia Socialiste Rrethi Sarande added 70 new photos to the album: Takim në fshatin Piqeras.
May 28, 2013

me deputeten Luiza Xhuvani

me deputeten luiza Xhuvani

Taksim i Ndershëm

Jo me taksë e sheshtë por taksim i ndershëm. PS do të uli taksat per 95% te shqipëtarëve
youtube.com
Partia Socialiste Rrethi Sarande added 9 new photos to the album: Takim në fshatin Nivicë.
May 27, 2013

me deputeten luiza Xhuvani