Këshilli i Nxënësve të Kosovës - KNK
около 3 лет назад

𝐊𝐍𝐊 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐎𝐌𝐅: 𝐍𝐞̈𝐬𝐞 𝐬𝐨𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐦𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢, 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟑𝟐𝟎,𝟎𝟎𝟎 𝐧𝐱𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬𝐯𝐞 𝐝𝐨 𝐭’𝐢 𝐦𝐨𝐡𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐫𝐬𝐢𝐦

Këshilli i Nxënësve të Kosovës - KNK dhe KOMF - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve: Nëse sot më 1 shtator nuk fillon 📚mësimi, rreth 𝟑𝟐𝟎,𝟎𝟎𝟎 nxënësve do t’i mohohet e drejta themelore për arsim. Në mesin e tyre, e drejta për arsim do t’i mohohet rreth 𝟐𝟓,𝟎𝟎𝟎 fëmijëve të cilët presin të ulen në bankat e shkollës për herë të parë.

🔴Mohimi i arsimit është shkelje e të drejtës themelore të fëmijës, e garantuar me📜Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës.

📢KNK dhe KOMF i bëjnë thirrje palëve në këtë proces të kenë konsideratë kryesore interesin më të mirë të fëmijës, të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, pasi ndërprerja e arsimit dëmton më së shumti fëmijët.

Ещё