Ministri i Jashtëm në detyrë Petrit Selimi takoi Zëvendës Ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Ambasadorin Hossam Laki, i cili viziton Kosovën me rastin e Inaugurimit të Presidentit Hashim Thaçi. Bashkëbiseduesit u pajtuan të thellojnë marredhëniet bilaterale deri në shkëmbim ambasadorësh.













